Basha-Çilit nga çadra: Po flet si shërbëtor i qeverisë

0
102

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përplasur ashpër me botuesin Henri Çili, duke e quajtur këtë të fundit si shërbëtor të qeverisë dhe kërcënon gazetarët e medias së tij “Mapo” që të mos shkruajnë kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, Henri Çili ka hedhur poshtë këto pretendime dhe iu drejtua Bashës duke i thënë se duhet të përgatitet më shumë si kryetar i opozitës.

Debatet live mes Lulzim Bashës dhe Henri Çilit në emisionin “Studio e Hapur” në News24:

Lulzim Basha: Po flet si shërbëtor i qeverisë, nuk flet si njeri i lirë. Shantazhon gazetarët që ke aty t’i shërbejnë qeverisë. Sepse ke dalë tërësisht nga Henri cili që unë kam njohur. Dhe gjyq publik duhet bërë ndonjëherë. Të të vnte keq kur ata pa shkollë shantazhojnë gazetarët që ke në median tënde.

Henri Çili: Më vjen shumë keq që ju gënjeni.

Lulzim Basha: Nuk gënjej unë Henri dhe e di shumë mirë ti. Mos u dëshpëroni, ndryshimi po vjen edhe për ju.

Henri Çili: Tërhiqi ato presione dhe gënjeshtra sepse asgjë nuk është e vërterë. Je i papërgatitur. Na intereson një kryetar opozite që ka nevojë të përgatitet gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here