Beqaj pranon: Mjekët po largohen nga pagat e ulëta

0
168

 

Por për ministrin e Shëndetësisë, rezultatet e përmirësimit kanë filluar që me zhbllokimin e specializimeve që kishte frenuar 3 vite më parë të ardhmen e mjekëve, apo edhe përmirësimet në Kodin Penal që e dënonte mjekun me burg për çfarëdolloj gabimi.“Përpjekjet dhe rezultatet e para tregojnë që përgjithësisht, sistemi shëndetësor si i plotë është në një pozicion më të favorshëm, i cili mesa duket ende nuk ka filluar të ndihet te mjekët vet, apo të perceptohet më mirë nga ata. Me gjithë kuotat e këtij viti, janë rreth 650 mjekë të rinj që po specializohen në specialitete të ndryshme”, tha ministri Beqaj.Një nga arsyet e largimit të mjekëve janë edhe pagat e ulëta, por për ministrin e Shëndetësisë më 1 mars fillon rritja e pagës me 10%, e nga ana tjetër është dyfishuar shpërblimi i tyre.“Edhe përpjekjet e qeverisë për të rritur shpërblimin financiar për mjekët, do të ndihmojë që puna e tyre të jetë e vlerësuar, por edhe jetesa e tyre të përmirësohet. Do të kemi dyfishim të shpërblimit të rojes, si dhe rritje 25% për vështirësi, për ata që punojnë në Urgjencë, në Reanimacion. Një mjek që do të shkojë të punojë larg, duke lënë Tiranën, në specialitet do të shpërblehet rreth 200 mijë lekë në muaj”, tha më tej Beqaj.Gjatë këtyre 3 viteve, siç tha Beqaj, kanë investuar në infrastrukturë për të përmirësuar edhe kushtet e punës, pajisjen me aparatura, apo dhe përmirësimin e furnizimit me barna./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here