Bëjeni të veçantë ditën e Shën Valentinit pa harxhuar shumë lekë

0
148

Të gjithë ju të dashuruarit në buxhet, kontrollojeni këtë listë që përman idetë më të bukura, më kreative dhe më të lira për të bërë partnerin tuaj këtë Shën Valentin.

Nuk janë paratë që kanë rëndësi, por ndjenjat…

Me siguri nuk është hera e parë që e dëgjoni këtë thënie, por sigurisht që mund të gjeni veten në të, sidomos në mes të kësaj çmendurie para festës se të dashuruarve.

Por, ne harrojmë diçka. Paraja nuk e blen dashurinë. Kështu që, pse të harxhojmë një pasuri të tërë për dhuratat kushtuar më të dashurve tuaj? Nëse nuk e dinit, të qenit romantikë mund të jetë mjaft ekonomike. Gjithçka duhet të bëni është të mendoni për një ide kreative dhe innovative, dhe të përpiqeni ta realizoni atë.

Ja disa shembuj idesh:

Ëmbëlsira

Jo të gjithë i duan lulet, por ëmbëlsirat dhe çokollata mund të rregullojë ditën e çdokujt. Dhuroni një kuti me çokollata kështu që partneri juaj të mund t’i shijojë për një kohë të gjatë.

Mesazh në shishe

mënyra më e mirë për të festuar dashurinë është të gërmojmë thellë në zemrat tona dhe të shprehin ndjenjat që i mbajmë për vetë. Shok ose i dashur, dita e Shën Valentinit është rasti perfekt për të derdhur të gjitha sekretet e zemrës tënde. Ulu në gjunjë dhe thuaje me zë të lartë ose shkruaje një letër nëse nuk e thua dot.

Bëje vetë

Çfarë është një gjë e vetme që gjysma tjeter juaja dëshiron ta bëjë por ju jeni shumë dembelë për ta bërë? Erdhi dita që t’i mblidhni të gjithë këto gjëra dhe ta bëni partnerin të lumtur. Nëse nuk jeni në një lidhje dashurore, mund ta bëni të njejtën për miqtë ose familjen.

Përktheu nga origjinali Standard.al/ L.M.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here