Barbana letër Tahirit: Të vendosen para përgjegjësisë abuzuesit e emrit të vëllait tim

0
474

Motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, talentit shkodran që humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor, Barbana Dini është e shqetësuar pasi dikush i ka vjedhur llogarinë në Facebook vëllait të saj.

Falë ndihmës së dikujt, ata kanë mundur ta rimarin por këngëtarja kërkon që autori të ndëshkohet dhe për këtë kërkon edhe angazhimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo i ka kërkuar publikisht zotit Tahiri të identifikojë dhe të verë para përgjegjësisë këta perversë  që abuzojnë me identitetin e të tjerëve.

Statusi i plote

Mbreme fal impenjimit te gjeniut te mirnjohur shkodran ,Nilidon Pepushaj,u arrit qe FACEBOOK-u te rikthehej ne pronesine e Nenes sime,pas nje perpjekje te gjate.

Çuditerisht,ky person,qe vodhi Facebook-un,perdori te gjitha menyrat per të mos e dorezuar dhe tentoi te vidhte edhe profilin e vellait tim Ergit si dhe te gjithe anetareve te tjere te familjes..!

U zbulua qe ai ështe perpjekur te manipulojë IP per te mos u identifikuar nga organet hetimore,duke perdorur si mbulim Islanden si vendodhje e tij. Duke falenderuar edhe njehere nga zemra Nilidon Pepushajn djalin e mrekullueshem qe na riktheu FB-ne, gjitha mesazhet e fshira te ngushellimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashke me to arriti te identifikoje IP e vertete te vjedhesit.

Çeshtja eshte se fenomeni i vjedhjes se profileve eshte problem shqetesues pasi rrjetet sociale nuk jane thjeshte ceshtje argetimi,por jane identiteti,jeta dhe dinjiteti personal i cdo njeriu.Veprime te tilla jane kriminale dhe te denueshme me ligj,por fatkeqsisht ndoshta eshte ky momenti qe ligje te tilla te vihen ne zbatim.Prandaj,ne emer te gjithe te abuzuarve nga keto pervers i kerkoj deges se IT prane Policise se Shtetit dhe ministrit Sajmir Tahiri te identifikoje dhe te veje para pergjegjsise personin me nr e IP: 185 62.174.75!

Me besim,Barbana Dini!

screenshot-13_1484745717-2434341-768x573 (1)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here