Rëndësia e fjalëve: “TI” dhe “UNE”

0
164

Efekti surprize i nje ndryshimi te thjeshte ne komunikim

“Cfare njeriu je?!!!

Ti pretendon qe une te vi pas teje e te rregulloj rremujen tende.”

“Ti je gjithmone ne pune. Ti ke me te rendesishme punen sesa familjen.”
“Ti je shume mendjelehte. Ti kujton se leket i gjejme ne rruge.”

Te tingellon e njohur kjo?

Zenkat per punet e shtepise,prioritetet dhe leket nuk jane ndonje gje e re. Ne fakt per shume cifte ato jane sfida te verteta. Por zgjedhja e fjaleve te duhura pergjate nje argumenti eshte shume e rendesishme.

Edhe kur ti ke synimin me te mire, ajo qe thua mund te pershkallezoje nje argument te thjeshte ne nje lufte dhe me te vertete te lendoje njerezit qe do.Dhe nje nga gabimet me te zakonshme ne maredhenie eshte shprehja e problemit me ”TI”.

Cfare eshte “shprehja me TI?”

“Shprehja me TI” si ato ne shembujt e mesiperm jane fraza qe fillojne me peremrin  ”TI” dhe nenkuptojne qe degjuesi eshte pergjegjes per dicka. Ato nuk tregojne emocione por faj, akuza dhe i drejtohen degjuesit. Keto lloj frazash kane me shume gjasa ta bejne partnerin te ndihet i cenuar dhe te krijoje meri dhe na largon gjithnje e me shume nga zgjidhja e problemit.

 Cfare eshte “shprehja me UNE?”

“Shprehjet me UNE,” ne anen tjeter na shtyjne te marrim pergjegjshmeri per cka ne po mendojme dhe ndiejme, duke na parandaluar qe ne te fajsojme partnerin tone. Me shprehjet me ”UNE,” ne perseri do jemi te prere por me me pak armiqesi, me shume ndjenja dhe shume here me te lehte ne komunikim.

“Shprehjet me UNE,” perdorin nje emocion specifik si psh: UNE ndiej… gezim, ankth, e vetmuar, i zemeruar, frike etj…

Smangni fjalet qe duken si emocione por ne fakt nenkupton veprim nga ana e partnerit si psh: Une ndihem… e braktisur, e besdisur, e keqtrajtuar, i manipuluar, i kontrolluar , i tradhetuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here