E bujshme, Barcelona interesohet për Taulant Xhakën

0
162
Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Switzerland's Granit Xhaka with his brother Albania's Taulant Xhaka at the end of the game REUTERS/Darren Staples Livepic

Luis Enrike kthen sytë nga Xhaka. Nuk bëhet fjalë për transferim nga Arsenali te Barcelona, por nga Bazeli. Taulant Xhaka shihet si një alternativë mjaft interesante për skuadrën katalanase. Pjesëmarrja në Europian, karriera të Bazeli, por edhe aktivizimi i përvitshëm në Ligën e kampionëve, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës katalanase, me në krye trajnerin shprehin interes për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares.
Sipas “sportskeda.com”, vlera e kartonit të tij është rreth 20¬25 milionë euro dhe për një ekip si Barcelona, një shifër e tillë është krejtësisht e negociueshme. Në vijim të përshkrimit për shqiptarin, ky lajm bën me dije se ai ka një statistikë interesante në Champions: 2 ndërhyrje (me takë) vendimtare për çdo 90 minuta në këtë kompeticion dhe një mesatare prej 2.3 ndërhyrjesh të sakta në të njëjtin minutash.

Në dukje mund të jetë pak, por është krejt e kundërta. N’Golo Kante i Çelsit, ka një përqindje prej 2.75 ndërhyrjesh të sakta dhe 1.88 ndërhyrje (me takë) vendimtare për çdo 90 minuta në Premier Ligë. Jo vetëm kaq, por Enrike e vlerëson shqiptarin si të duhurin edhe për rolin e mbrojtësit të djathtë, si alternativa për Aleiks Vidal dhe Roberton. 25¬vjeçari përfundon edhe një herë në arenën e madhe europiane, si alternativë për ekipet gjigante…(Panorama)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here