Viti i ri akademik, Basha: Dramë e madhe, i lanë bosh gjysmën e auditorëve

0
190
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Për kreun demokrat, Lulzim Basha nuk ka pasur asnjëherë në 26 vite nisje më të trishtë e universiteteve se sa ditën e sotme.

Teksa thotë se gjysma e auditorëve është bosh, Basha shprehet se këto janë rezultatet e pseudoreformës së qeverisë.

Opozita thotë se përveç se maturantët nuk mund të regjistrohen në degët e preferuar, më të mirët u detyruan të bënin zgjedhje të degëve jo me emër ose shkuan në universitete private.

Basha: Nuk ka pasur në këto 26 vite nisje me te trishte te universitetit se sa sot. I lanë bosh gjysmën e auditorëve, për shkak te politikes armiqësore me maturantet.

Gjysma e këtyre 18 vjeçarëve ëndërrimtare e idealiste, janë rrugëve, ende pa përgjigje, ne pritje te tepricave qe do lere reforma e Edi Ramës. Po para kesaj, ata e te gjithë maturantet e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin ne dorën e meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze te Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës. Dekani i Ekonomikut në UT, thotë se maturantet me të mire kanë bërë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. Dramë e madhe. S’ka si quhet ndryshe kjo e Edi Rames qe vazhdon ta pompoje si sukses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here