Analiza buxhetore e 2015-ës, nis sot “skanimi” në Kuvend për fondet publike dhe raportin e KLSH

0
156

Ditën e stome do të fillojë të  diskutohet në komisionet parlamentare analiza buxhetore e vitit 2015. Përdorimi i fondeve publike për vitin e kaluar do të jetë objekti i diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.  Po ashtu Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2015” do të shoqërohet edhe me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, se si janë përdorur fondet publike nga qeveria. Sipas relacionit shoqërues të buxhetit faktik, të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 12-mujore arritën në 379.2 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 3.4 për qind krahasuar me vitin 2014, ndërsa në raport me PBB-në janë 26.25 % nga 26.4 % e PBB-së për vitin 2014.

Buxheti 2015

Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, në fund të vitit 2015, arritën në 437.4 miliardë lekë me një nivel realizimi prej 96 për qind ose 19 miliardë lekë më pak se planifikimi, ndërsa defiçiti i përgjithshëm i buxhetit të shtetit u realizua në masën pothuajse 100 për qind, duke patur një përputhje me planin e defiçitit buxhetor për vitin 2015.

Buxheti 2015, sipas relacionit qeveritar,ishte buxheti i reformave strukturore, për të përshpejtuar modelin e ri të zhvillimit të vendit, duke u përqendruar në disa nga sektorët më të rëndësishëm si: Zhvillimi lokal e rajonal dhe Reforma administrative; Energjia; Bujqësia dhe Reforma e ujit; Inovacioni dhe Shërbimet për qytetarët; Rendi publik dhe Siguria.

Në funksion të këtyre, buxheti 2015 mundësoi konsolidimin dhe thellimin e reformave të ndërmarra tashmë me buxhetin e vitit 2014 dhe në të njëjtën kohë, siguroi vazhdimësinë e mbajtjes së zotimeve të Programit të Qeverisë për periudhën 2013-2017. Në nivelin makroekonomik ky buxhet bëri të mundur:

1–Mbajtjen e një niveli të qëndrueshëm të investimeve publike, duke u fokusuar në sektorin e ujit të pijshëm; energjisë; inovacionit dhe IT; turizmit dhe infrastrukturës rrugore qendrore e vendore;

2–Vazhdimin e reformave strukturore në fushën e pensioneve, energjisë, ndarjes administrative dhe territoriale dhe tregut të punës;

3–Vazhdimin e konsolidimit fiskal, me synimin që të përmbushet objektivi afatmesëm i uljes së borxhit publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here