Detaje të tjera/ Identifikohet piloti italian, ishte nisur nga Bari

0
184

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me avionin e rrëzuar në Ishëm të Durrësit.

Policia e Durrësit ka dhënë edhe informacion në lidhje me këtë ngjarje. Sipas saj, piloti italian është 69-vjeçari Guido Guidi, nga Bari.

Nga dëshmitë e marra deri më tani është mësuar se avioni ishte nisur nga Bari për në drejtim të veriut të Italisë, por në lartësinë 3-4 mijë metra, siç ka thënë piloti, avioni i kishte pësuar defekt.

Pas kësaj ai ka kërkuar që të ulet në një vend dhe ka gjetur zonën e Ishmit në Durrës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur hetimet, ndërsa është njoftuar edhe prokuroria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency