Presidenti Meta: Me qytetarët do ta mbroj Kushtetutën, sido që të vijë puna nuk tërhiqemi!

0
113

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median deklaroi se do të mbrojë Kushtetetutën së bashku me qytetarët.

“Presidenti së bashku me qytetarët do ta mbrojë Kushtetutën, sido që të vijë puna nuk tërhiqemi”– tha Presidenti, kur mediat e pyetën.

Pak javë më parë presidenti pati lajmëruar një miting të madh me 8 dhjetor në qytetin “Studenti”, ku ishte parashikuar se do mblidheshin dhjetra mijë studentë dhe qytetarë. Por ndodhi fatkeqsia natyrore e 26 nentorit, kur ra tërmeti e natyrisht mitingu i paralajmëruar u shty.

Por nuk do të thotë se nuk do ketë miting popullor nga presidenti!

Sa i takon paketës Antishpifje, Presidenti Meta u shpreh: “Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here