Me një penallti të mohuar United i “dorëzon” derbin Cityt

0
209

Mançester Siti i Pep Guardiolës ka mundur me shifrat 2-1 Mançester Junajtid në fushën e këtij të fundit, në ndeshjen e parë që sheh përsëri përballë njëri-tjetrit këta dy trajnerë që nga koha kur drejtonin në Spanjë. Në një duel ku secila prej skuadrave ka dominuar në një pjesë loje, nuk kanë munguar as polemikat, sidomos për një ndërhyrje të portierit Bravo ndaj Runit.

Pjesa e parë foli kryesisht për Mançester Sitin, që dominoi me kontrollin e zakonshëm të topit të skuadrave të Guardiolës. De Bryjn, shënoi golin e avantazhit në minutën e 15 të takimit pas një pakujdesie të Blind. Ndërsa Iheanaço dyfishoi shifrat në minutën e 36, duke shtyrë në rrjetë topin që ishte kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së De Bryjn, i pandalshëm në këtë sfidë. Goli i Ibrahimoviç, pas një pasigurie në dalje të Bravos, kur regjistrohej minuta e 41-të, i dha përsëri shpresë Junajtid, që hyri në fushë shumë më kërkues në pjesën e dytë. Ndikoi shumë sidomos aktivizimi i të riut Rashford, i cili krijoi disa raste të njëpasnjëshme duke u kthyer në ndihmën kryesore në fazën ofensive për suedezin IbrahimoviçJunajtid protestoi në pjesën e dytë për një moment shumë të diskutueshëm në minutën e 57 të sfidës, kur Bravo i bëri një ndërhyrje me taka lart Runit në zonë, por për gjyqatarin Klateburg nuk ishte penallti.

Pavarësisht rasteve të tjera të krijuara në këtë pjesë, Mançester Junajtid nuk arriti të barazonte rezultatin, duke iu nënshtruar rivalëve tëqytetit të cilët ruajnë startin perfekt të sezonit me 4 fitore në po aq ndeshje të luajtura./panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency