Postonte në Facebook dyluftime qensh, ndalohet kavajsi

0
151

Polica e Kavajës ndalon një të ri që postonte në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook dyluftime qensh. Policia e ka ndaluar pasi akuzohet për keqtrajtim të kafshëve. Në bazë të ankesave të qytetarëve si dhe postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqen dyluftime të kafshëve shtëpiake, specialistët e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e të riut me inicialet D. Sh., banues në Kavajë, raporton Shekulli. Sipas policisë, 19-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale dy video me momentet kur qentë ishin në dyluftim. Në bazë të ligjit 10465 datë 29.09.2011, për “Shërbimin veterinar” në Republikën e Shqipërisë, u njoftua Shërbimi Veterinar për marrjen e masave konkrete. Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan për vlerësim dhe veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here