Lë të hapur ndryshimet në qeveri/ Rama: Nuk do ketë garë për kryetar në PS, kam fituar dy herë zgjedhjet

0
184

ramaNë Partinë Socialiste nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin, mandati i të cilit është i përcaktuar në statut për 4 vjet, e që aktualisht kryesocialisti Rama drejton partinë prej 7 vitesh. Konfirmimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, kur sqaroi se Partia Socialiste është organizuar sipas modelit të laburistëve të rinj.  “Cameron u zgjodh kryeministër nuk di të ketë bërë dhe nuk ka për të bërë zgjedhje për kryetar partie. Ashtu si Toni Bler u zgjodh 3 herë kryeministër dhe nuk bëri asnjëherë zgjedhje”, tha Rama. Sipas tij ky debat mund të vlente kur partia humb zgjedhjet, por partia ka fituar dy herë zgjedhjet  “Ju siguroj që nuk më mungon ndonjë rikonfirmim pasi kemi fituar dy palë zgjedhje dhe e kam parë krejtësisht pa lidhje t’i angazhojmë forcat në një fushatë brenda partisë pasi kishim fituar zgjedhjet. Unë jam zgjedhur nga shqiptarët së bashkë me PS dhe aleatët për të realizuar programin tonë për rilindjen”, – tha kryesocialisti.  Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e sheh si rival për kryetar deputetin Ben Blushi, i cili shpalli kandidaturën në rast se në PS do të kishte zgjedhje, por shtoi se me zërin kundër brenda partisë Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe sa për tu përjashtuar nga Partia Socialiste. Gjatë intervistës kryeministri nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeveri nëse ndonjë nga ministrat nuk do të zbatojë programin e parashikuar për dikasterin e tij. “Nuk mund t’ju përgjigjem çfarë do bëj nesër, deri në zgjedhjet e ardhshme, s’mund t’ju përgjigjem…Gjithsecili ka detyra, ka afate dhe ka një program për të zbatuar, deri tani më duket se gjithsecili ka ecur sipas afateve të programit, nëse dikush do lodhet sigurisht nuk do e lodhim më tutje, e ulim në stolin e rezervave”, tha ai.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency