Adele ndalonTrump-in të përdorë këngët e saj në fushatën e tij

0
155

aaaaaaaaa-800x593Diva e muzikës botërore Adele i ka ndaluar kandidantit për president të SHBA, Donald Trump të përdorë këngët e saj në spotin e fushatës së tij zgjedhore.

Trump ka përdorur këngët “Rolling in the deep” dhe “Skyfall” në disa evente gjatë fushatës, për të krijuar atmosferë për publikun, por Adele është shprehur se ajo nuk do që këngët e saj të përdoren për fushatë politike.

Trump i cili është një fans i yllit britanik ishte në një prej koncerteve të saj, të zhvilluara në 2015-ën.

Ai  nuk është i pari politikan që përdor muzikën e Adele për të grumbulluar mbështetje.

Më herët edhe Mike Huckabee postoi hitin “Hello” në Twitter dhe videoja u bllokua nga shtëpia muzikore që mbron të drejtat e autorit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency