Operacioni / Policia qëllohet me armë në Dukagjin, identifikohen dy autorët

0
141

 

Policia ka bërë të ditur se se gjatë paradites së djeshme, janë identifikuar dy personat që qëlluan me armë në drejtim të saj, për të penguar aksionin antikanabis në Shosh të Dukagjinit. Dy personat ishin pozicionuar në disa shkëmbinj dhe të shtënave të tyre policia u është kundërpërgjigjur me armë. Sipas policisë, autorët nuk kanë bërë më shumë rezistencë dhe janë larguar në mal. Ata janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim për kundërshtim të policisë me armë si dhe prodhim të lëndëve narkotike. Një vit më parë, në Dukagjin u qëllua me armë një helikopter i policisë në një aksion antikanabis, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve të përfshirë në këtë operacion.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here