Mirditë / RENEA vazhdon aksionin për kapjen e të dënuarit për vrasje

0
137

 

 

Policia e Shtetit e ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme operacionin në Orosh të Mirditës për kapjen e të shumërkerkuarit Petrit Dushi, i dyshuar si autor i dy vrasjeve. Prej dy ditësh, reparti special RENEA është disklokuar në këtë zonë ku dyshohet se fshihet 44 – vjeçari. Zona paraqet rrezikshmëri të lartë për efektivët, pasi është mjaft e pyllëzuar dhe Dushi është njohës i mirë i saj. Ditën e djeshme policia ka ndryshuar, strategji pasi nuk po e mban të rrethuar malin e Lurës si ditën e martë. Gjatë natës Dushi ka përfituar duke u fshehur mire në mal dhe duke i humbur syrit të policisë. Policia e Shtetit bën me dije se janë ngritur disa grupe vrojtimi dhe disa grupe ndjekje. Në këto grupe marrin pjesë edhe efektivë të policisë së Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë ditës së mërkurë nuk ka patur shkëmbim zjarri mes bluve dhe personit në kërkim. Petrit Dushi në 19 Tetor të vitit 2013 dyshohet se ka vrarë për motive banale Mark Jakun. Ngjarja ka ndodhur fshatin Ungerej dhe prej asaj dite 44 – vjeçari ka qenë në kërkim. Dushi nuk është i dyshuar vetëm për vrasjen e 60 – vjeçarit Jaku. Ai dyshohet se në vitin 2003, ka krye një tjetër vrasje në Kaçinar të Mirditës, por edhe në atë kohë mundi t’i shpëtojë policisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here