Rama, kafe me Shehajn e Fugën, merr kuponin tatimor: Për 1 mln kafe kemi humbur 61 mln USD

0
138

 

 

rama tu pi kafeMëngjesi i djeshëm u nis ndryshe nga Kryeministri Rama, i cili zgjodhi të zbriste në terren dhe të bëjë një inspektim në biznese për të parë se sa respektohet dhënia e kuponëve tatimorë. I shoqëruar nga drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj, dhe këshilltari për mediat, Endri Fuga, kreu i qeverisë ka konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Në prononcimin për mediat, Kryeministri theksoi se pasi konsumoi kafen e kishte marrë kuponin tatimor dhe se të njëjtin gjest “patriotik” siç Rama e cilësoi, duhet ta beje sipas tij çdo qytetar. “Faktikisht, nëse në Shqipëri sot, po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milion kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shumë që shkon në drejtim të paditur në vend se të shkojë në arkën e shtetit, për t’ju kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve? Është 61 milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë? Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes. Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve”, – u shpreh Rama i cili shtoi se marrja e kuponit tatimor përkthehet në investime publike. “Marrja e kuponit tatimor është sot një detyrim patriotik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë, që financat tona publike të fuqizohen ashtu siç nuk e imagjinojmë dot sot dhe pastaj ne të keni mundësi që të bëjmë shumë më tepër investime, për shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim rrogat për të gjithë”, – theksoi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here