Për Spitalin e Traumës LSI sërish kundër Ramës:/ Kalimi tek Ministria e Mbrojtjes hap pas, rishikojeni vendimin

0
133

 

ministria e mbrojtjesLëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje përmes kryetarit të grupit të saj parlamentar lidhur me urdhrin e Kryeministrit për kalimin e Spitalit të Traumës nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Në një prononcim për mediat, Vasili, në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, u shpreh kundër vendimit, që sipas tij, bie ndesh me programin e qeverisë për shëndetësinë. “Lidhur me urdherin e Kryeministrit nr. 3900 dt 27.8.2015 per kalimin e spitalit te traumes ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes dua të them se rikthimi i spitalit te traumes ne ushtarak është hap prapa. Ky veprim është nonsens me programin e qeverise per shendetesine. Me kete vendim ndalet ndryshimi i nisur ne qendren e traumes. Do te ulet niveli i sherbimit per pacientet”, – tha ai. Duke shtuar se vendimi nuk është konsultuar me specialistet e shendetesise, Vasili i kërkon qeverisë ta rishikoje me racionalitet këtë vendim të saj. “Qeveria duhet të rishikojë me racionalitet këtë vendim të saj. Ky vendimi është marrë pa u konsultuar më parë me specialistët e shëndetësisë”, – tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here