Ps kritika ministrit/ Xhafaj dhe Majko kundër Naços: Vetëm 3 kontrolle ndaj Prokurorisë në 1 vit

0
127

Gëzim Saliu

naco ne komisionMazhoranca, kritika kryeprokurorit për moskthimin e përgjigjeve të rekomandimeve të MD-së

Mazhoranca u shpreh dje kritike ndaj ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, lidhur me mosinspektimin e vazhdueshëm të punës së Prokurorisë. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua raporti i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë në Prokuroritë e vendit, deputetët socialistë Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj nuk ranë dakord me argumentin e ministrit. Ky i fundit theksoi se ishin zhvilluar vetëm tri kontrolle në vit, pasi dikasteri që ai drejton nuk donte të dublonte punën e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, i cili gjithashtu ka një grup kontrolli. “Po shoh këtu që në raportimin tuaj që janë kryer gjatë vitit në fjalë 3 kontrolle, dy të planifikuar dhe një mbi bazë ankese. Do t’iu lutesha të na shpjegonit vërtet ka pasur 1 kontroll mbi bazë ankese. Shikoj një diferencë, Avokatit i Popullit tha dje se institucioni që ai drejton ka trajtuar 304 ankesa të adresuar nga qytetarët për veprime të padrejtë apo moskryerja nga organi i akuzës dhe veprime te gjykatës. 304 ankesa për mosveprim në Prokurori dhe gjykatë avokatit, ndërsa ju gjatë 1 viti keni bërë një kontroll mbi bazë ankese”, – pyeti ish-kryeministri Majko. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryesuesi i Komisionit të Ligjeve, socialisti Xhafaj i cili theksoi se Ministria e Drejtësisë e ka të shkruar në ligj që mund të ushtrojë kontrolle ndaj prokurorive. “Unë nuk jam plotësisht dakord me ministrin kur thotë se nevoja për më shumë inspektime ka rrjedhur nga fakti për të mos pasur dublime për shkak sepse ky është një detyrim që ja njeh ligji dhe sa kohë e njeh ligji askush nuk mund ta vëri në diskutim të drejtën e ministrit e inspektimit të MD-së për të inspektuar në gjykata, në Prokurori. Realisht do duhej të kishte pasur edhe më shumë inspektime dhe më shumë kontrolle”, – tha ai. Në përgjigje të këtyre diskutimeve, ministri Naço theksoi se paralelisht me inspektimin e dikasterit që ai drejton ka qenë dhe kontrolli i ushtruar nga zyra e prokurorit të Përgjithshëm. “Ne nuk kemi dashur të dublojmë punën e prokurorisë3 së Përgjithshme, kompetencat që ka kjo zyrë për kontrolle. Në punën time nuk e kam parë këtë mjet ligjor që ta kem si çekiç ndaj punës së Prokurorisë”, – deklaroi ministri i Drejtësisë.

 

Kritika Llallës

Në fjalën e tij në zbardhjen në Komision të raportit për inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë në Prokurori gjatë vitit 2014, Naço theksoi se politika penale e qeverisë nuk respektohet pothuajse fare. “Mosfillim procedimi, ndërkohë që kallëzohen veprime korruptive të personave konkretë, pa u kryer asnjë verifikim apo veprim proaktiv nga prokurori. Mosfillim procedimi, për shkak se kallëzimi nuk është paraqitur, ndërkohë që ky shkak nuk përfshihet në rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Mosfillim i procedimit, megjithëse janë kryer veprime të mirëfillta hetimore, apo kur nga materiali kallëzues del e domosdoshme kryerja e veprimeve hetimore, për të provuar apo rrëzuar pretendimet e paraqitura”, – u shpreh ai. Po ashtu edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafaj shprehu kritikën e tij ndaj sjelljes së Prokurorisë ndaj rekomandimeve të ministrisë. “Jam i shqetësuar nga fakti që prokurori i Përgjithshëm nuk denjon t’i kthejë përgjigje Ministrisë së Drejtësisë për rekomandimet e sjella. Ky është një detyrim që e njeh edhe ligji vetë për zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke ia njohur si detyrim ndaj tij. Në dijeninë time kjo është e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar kam përshtypjen që është ngritur i njëjti shqetësim”, – tha ai.

 

Debati në Komisionin e Ligjeve

Nasip Naço: Nga ankesa nëpërmjet portalit stop korrupsionit dhe rrugëve shkresore rreth 6 raste i kanë kaluar kompetencë trajtimit për kryerje të mëtejshme proaktive zyrës së prokurorit të Përgjithshëm. Për 5 prej tyre prokurori ka urdhëruar dërgimin për kompetencë hetimi Prokurorisë së shkallës së parë për të cilat u vendos: 2 raste mos fillimi i procedimit, 1 rast pushim i hetimit, 1 rast prokurori ka përcjellë materiale SHKB-së së MB-së dhe 1 rast një proces hetimi

Pandeli Majko: Vërtet ka pasur 1 kontroll mbi bazë ankese. Shikoj një diferencë, Avokatit i Popullit tha dje se institucioni që ai drejton ka trajtuar 304 ankesa të adresuar nga qytetarët për veprime të padrejtë apo moskryerja nga organi i akuzës dhe veprime të gjykatës. 304 ankesa për mosveprim në Prokurori dhe gjykatë avokatit, ndërsa ju gjatë 1 viti keni bërë një kontroll mbi bazë ankese. Do iu lutesha të na shpjegonit këtë?

Fatmir Mediu përgatitet të marrë fjalën, Xhafaj: Më mirë përgjigje për çdo pyetje dhe pastaj pyetjen e radhës.

Naço, Mediut: Vetëm të mos jetë pyetje e vështirë.

Mediu: Me qetësi dhe dashuri Nasip…

Nasip Naço (përgjigje Majkos): Ne nuk kemi dashur të dublojmë punën e Prokurorisë së Përgjithshme, kompetencat që ka kjo zyrë për kontrolle. Në punën time nuk e kam parë këtë mjet ligjor që ta kem si çekiç ndaj punës së Prokurorisë. Kam një eksperiencë nga përvoja ime si drejtues i Prokurorisë ku për më pak se 1 vit e gjysmë më kanë ardhur 30 herë për kontroll nga MD-ja dhe nuk jepnin rezultat kontrollet.

Fatmir Mediu: Ju keni bërë 3-4 kontrolle i bie që gjatë mandatit tuaj 4-vjeçar të kontrollohen gjithsej 15-16 prokurori, në një kohë që janë shumë më tepër, këtu shikoj mospërputhje.

Nasip Naço: Duhet të ndajmë kontrollin nga verifikimi që bëhet nga inspektimi i MD-së. Nuk e kam konceptuar inspektoratin si mjet presioni ndaj zyrës së prokurorit të Përgjithshëm sepse kam kërkuar inkurajimin për më shumë hetime proaktive.

Vasilika Hysi: Shifrat e inspektimit në Sarandë janë të frikshme. 681 mosfillime procedimi, 119 procedime të pushuar. A ka një analizë të shkaqeve të mosfillimit të hetimeve dhe të faktit pse janë të pushuar 119 çështje? Lidhur me Apelin në Shkodër, situata duket edhe më skandaloze.

Nasip Naço: I takon prokurorit të Përgjithshëm të kthejë përgjigje në lidhje me rekomandimet që i ka dërguar ministri, pasi unë kam parë edhe në institucione të tjera që nuk e njohin dhe nuk duan ta zbatojnë ligjin.

Fatmir Xhafaj: I shqetësuar nga fakti që prokurori i Përgjithshëm nuk denjon t’i kthejë përgjigje Ministrisë së Drejtësisë për rekomandimet e sjella. Nën dijeninë time kjo është një gjë e përsëritur dhe kjo nuk është serioze për marrëdhënien mes institucioneve ligjzbatuese… Unë nuk jam plotësisht dakord me ministrin kur thotë se nevoja për më shumë inspektime ka rrjedhur nga fakti për të mos pasur dublime për shkak sepse ky është një detyrim që ja njeh ligji dhe sa kohë e njeh ligji askush nuk mund ta vëri në diskutim të drejtën e ministrit e inspektimit të MD-së për të inspektuar në gjykata, në Prokurori. Realisht do duhej të kishte pasur edhe më shumë inspektime dhe më shumë kontrolle.

 

Raporti i Ministrisë për kontrollet në Prokurori: Probleme në Sarandë, Durrës dhe Shkodër

-Janë kontrolluar prokuroritë e shkallës së parë Sarandë, Durrës si dhe Prokuroria e Apelit Shkodër.

-Në Prokurorinë e shkallës së parë Durrës, janë kontrolluar 2 mosfillime procedimi.

-Në Prokurorinë e shkallës së parë Sarandë, janë kontrolluar gjithsej 800 procedime, nga të cilat 681 të mosfilluara dhe 119 procedime penale të pushuara. Janë konstatuar shkelje në 54 procedime nga të cilat 43 të mosfilluara dhe 11 të pushuara.

-Në Prokurorinë e apelit Shkodër, janë kontrolluar 371 përfaqësime në gjykim, nga të cilat janë marrë në analizë dhe janë nxjerrë konkluzione për 149 prej tyre. Është kontrolluar veprimtaria 9 mujore e 4 prokurorëve, lidhur me përfaqësimin në gjykim,politikën penale të ndjekur nga kjo prokurori ndaj çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here