Shakira në pritje të djalit të dytë

0
148

shakira_djaliPas shumë zërave se Shakira është shtatzënë, ajo ka pranuar publikisht se është në pritje të një djali të dytë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Shakira është rrëfyer se dashuria në çift ka qëndruar konstante dhe se është në pritje të një djali.  Përflitej prej javësh për shtatzaninë e këngëtares 37-vjeçare me partnerin e saj, mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique.  Këngëtarja ka rrëfyer për versionin spanjisht të revistës Cosmopolitan se: “Po jam shtatzanë. Pres një fëmijë të dytë, një djalë të dytë”.

 

 

 

Zbulon tradhëtinë, Britney Spears sërish vetëm

ndahet_britneyKëngëtarja Britney Spears është ndarë nga i dashuri, ndërsa ka zbuluar tradhëtinë e tij. Teksa dukej se jeta e saj po përmirësohej, çdo gjë përmbyset. Pak kohë më parë, ajo ka qënë në fokus për shkak të gjëndjes së rëndë në të cilën ndodhej, duke humbur shkëlqimin e saj.  Situata rëndohet edhe më shumë teksa ajo ka lënë të dashurin e saj David Lucado, pasi ka zbuluar se ai e ka tradhëtuar. Sipas TMZ, 32 vjeçarja ka mësuar mbi ekzistensën e një videoje ku tregonte Lucadon teksa puthte një femër dhe kërcente me të.

 

 

 

Rihanna sërish në vende tropike

rihanna-1_8792Rihanna ka treguar edhe njëherë se ka dëshirë të qëndrojë sa më shumë në vendet tropike derisa është dukur bukur në bikini në Sicili. Duke u argëtuar pa fund në jahtin e saj. Rihanna e di shumë mirë se si ta trajtojë vetveten – dhe ata rreth saj  pasi që ylli është dukur bukur me stilin e saj në Itali. Këngëtarja 25 vjeç ka marrë ngjyrë dhe është në Itali duke shfrytëzuar pushimet e saj.

 

 

 

 

 

 

 

Calvin Harris zëvendëson Rita Orën

calvin harrisCalvin Harris duket se e ka harruar përfundimisht Rita Orën, pasi ka nisur një romancë të re me një modele. Ndonëse këngëtarja shqiptare duket se e ka vuajtur këtë ndarje, nga ana tjetër Calvin shihet në shoqërinë e femrave të tjera, duke i dhënë shuplakën e radhës ish të dashurës së tij. Ndarja e cila u përcoll nëpërmjet rrjeteve sociale, ka qënë shokuese për Rita Orën, ndërsa edhe ditë më parë nuk ka dashur të tregonte asgjë në lidhje me këtë reagim. Pak javë pas ndarjes me të, DJ skocez ka publikuar një foto me modelen Aarika Wolf. Ndërkohë thuhet se Rita i ka kushtuar një këngë atij.

 

Cyrus në “V magazine”, zhvishet sërish

miley cyrus Dukej se Miley Cyrus nuk do të na dhuronte më shfaqje me skena ngacmuese teksa ajo zhvishej gjatë performancës, por tashme këngëtarja ka ndryshuar mendim. Kopertina e revistës ka zgjedhur titullin “Përse Miley dëshiron shumë që të provokojë”.  Stilisti dhe fotografi Karl Lagerfeld ka vendosur popstarin mbi disa pellushë e zhveshur nudo për “V magazine”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency