Manifesti zyrtar i ’59 në Venecia

0
147

Alba Kepi

alba-kepiPrej datës 27 gusht deri më 6 shtator në Lido të Venecias, në këtë gji të ngushtë e të gjatë 11 km, mes lagunës së Venecias e detit Adriatik, hap dyert Festivali i 71 Ndërkombëtar i Artit Kinematografik. Është Festivali më antik në botë, me një histori të nisur qysh më 1932, duke konfirmuar vit pas viti, famën e tij me cilësinë e misionin fisnik të Artit të Shtatë.

 Prej datës 27 gusht deri më 6 shtator në Lido të Venecias, në këtë gji të ngushtë e të gjatë 11 km, mes lagunës së Venecias e detit Adriatik, hap dyert Festivali i 71 Ndërkombëtar i Artit Kinematografik. Është Festivali më antik në botë, me një histori të nisur qysh më 1932, duke konfirmuar vit pas viti, famën e tij me cilësinë e misionin fisnik të Artit të Shtatë.

55 filma në garë nga 39 shtete do të konkurojnë për Luanin e Artë, simbolin e qytetit të Venecias, por dhe për një nga çmimet më të rëndësishme të kritikës së kinematografisë botërore. “Luani i Artë” për filmin më të mirë, “Luani i Argjendë” për regjinë më të mirë, “Çmimi i Madh i Jurisë”, “Kupa Volpe” për intepretimin më të mirë mashkull, “Kupa Volpe” për interpretimin më të mirë femër, “Çmimi Marcello Mastrojani” për aktoren o aktorin më të ri të Festivalit, “Çmimi për skenografinë më të mirë”, “Çmimi Special i jurisë”, janë disa nga zgjedhjet që do të kurorëzojnë fituesit në ditën e fundit të Festivalit të 71 të Venecias.

3377 filma iu nënshtruan procesit të selesionimit (1600 me metrazh të gjatë e 1777 të shkurtër) e vetëm 55 prej tyre në metrazh të gjatë u përzgjodhën për të qënë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni. Produksione e autorë filmash nga 39 vende të botës do të jenë nën gjykimin e një jurie ndërkombëtare me kryesinë e kompozitorit francez Aleksander Desplant, autor muzike i mjaft filmave të sukseshëm të Hollyëoodit, nominuar shumë herë si kandidat për çmimin Oskar si dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme të botës së kinemasë.

“Është një nder i madh e një përgjegjësi e guximshme të jesh President jurie i një Festivali kaq prestigjoz- ka deklaruar Desplant- kinemja italiane më shumë se çdo gjë tjetër ka influencuar jo vetëm shijet e mia por dhe muzikën time, e jam krenar të jem President i kësaj jurie një vit pas Bernardo Bertoluçi.”

Ndësa për kritikun kinematografik, italianin Alberto Barbera, drejtor artistik i Festivalit të Venecias, zgjedhja e Alexander Desplnt si Presidenti i jurisë bëhet për faktin se “ai është jo vetëm një nga kompozitorët më të mëdhenj të sotëm në muzikën e filmit, por dhe se është një i apasionuar i kinematografisë, me një ndjeshmëri artistike që i bashkohet njohurisë së thellë ndja kinemasë, historisë e mënyrës së saj të shprehjes”.

Tetë emra të tjerë i bashkohen jurisë së sivjetme të Festivalit të Venecias, përbërë nga Sandy Poëell, kostumiste angleze, fituese e tre Oskar me “Shakespear in Love” të John Madden, “The Aviator” , film i Martin Skocezes e “The young victory” e regjizorit Jean- Marc Vallee; Jhumpa Lahiri, shkrimtare amerikane me origjinë indiane, fituese e Pulitzer; Jessica Hausner, regjizore austriake autore e filmit “Lourdes”, regjizori gjerman Filip Groning, fitues i çmimit Special të Venecias më 2013; aktorja e regjizorja kineze Joan Chen; aktori anlgez Tim Ruth; regjzorja palestineze Elia Sulejman e regjizori e aktori italian Karlo Verdone.

Do të inaguroj hapjen e Festivalit ’71 të Artit Kinematogradik të Venecias, bukuria mesdhetare e aktores napolitane Luiza Ranieri, interpretuese së fundmi e një filmi me regji të Ferzan Ozpetek.

“Venecia 2014” do të vlerësoj me Luanin e Artë të karrierrës, dy kineastë amerikanë; montazhierja Thelma Schoonmaker dhe regjizorin dokumentarist Frederic Wiseman. Për herë të parë në historinë e Festivalit të Venecias, Luani i Artë i Karrierës i jepet një artiste montazhi e Thelma Schoonmaker është një nga montazhieret më të vlerësuar në botën e kinemasë, me një bashkëpunim shumëvjecarë, nisur qysh më 1967 me regjizorin Martin Skoceze, si dhe fituese e tre çmimeve Oskar e dy BAFTA (British Academy of film e Television Art). Ndërsa dokumentaristi Frederic Ëiseman, i lindur në Boston më 1930, debuton si regjizor më 1963. Stili i tij artistik frymëzohet nga koncepti i “kinemasë së vëzhgimit”, apo kinemaja e së vërtetës”.

Manifesti zyrtar i Festivalit të Venecias është frymëzuar nga kryevepra e kinematografisë botërore më 1959, “Les quatre cents coups”, film i regjizorit francez Francois Truffaut.

Në qëndër të kësaj pllakate djaloshi Antoine Doinel, në një nga finalet më të bukura të historisë së kinemasë, rrethuar nga peshq fluturues mbi një det blu, pak para së të hidhet në zhytjen e jetës.

Do të jetë filmi “Birdman” i regjizorit meksikan Alejandro González Inárritu, ai që do të hap zyrtarisht garën e filmave, në edicionin e ’71 të Festivalit Ndërkombëtar të Artit të Kinematografisë në Venecia. “Birdman” ose ndryshe “Unexpected Virtue of Ignorance” është një komedi dark që tregon historinë e një aktori nën interpretimin e Michael Keaton, film që do të debutoj në sallat e kinemave amerikane më 17 tetorin e ardhshëm. Emma Stone o Noemi Watts, gjithashtu aktore intpretuese ne “Birdman” priten të ndezin qysh në natën e parë sfilatën e tapetit të kuq Venecias. Ndërsa për divat më klasik të kinematografisë botërore ka një interes të madh për ardhjen e Al Pacino, Catherine Deneuve me vajzën e saj Chiara Mastroianni Charlotte Gainsbourg, Michael Keaton e Edward Norton, Ethan Hawke, Viggo Mortensen, Frances McDormand, Owen Wilson e James Franco.

Filma të frymëzuar nga letërsia, politika, kriza ekonomike, nga lufta e situata ndërkombëtare janë temat që kanë mbërthyer autorët në këtë Festival filmi. Në garë për Luanin e Artë, renditen filma si “Good Kill” i regjizorit Andreë Niçol, me historinë e një piloti amerikan raketash në krizë ekzistence, apo “Loin des hommes” i David Oelfohen me aktorin Viggo Mortensen, në rolin e një mësuesi francez që më 1945 ndihmon një desident algjerian, apo filmi turk “The cut” i regjisorit Fatih Akin, me tregimin dramatik të historisë së një burri ndarë nga familja e tij në gjenocidin e 1915 më Madin, e iraniani “Ghesseha”, me regji të Rakhshan Bani- Etemad, mbi situatën e sotme të femrës në Iran.

Me mjaft kuriozitet pritet dhe filmi “President” i regjizorit iranian Mohsen Makhmalbaf, që sjell historinë e një diktatori të egër, ndërsa një grusht ushtarak shteti i thërmon fuqinë e tij udhëheqëse e i ndjell frikën e ekzekutimit. E do të sjell mjaft diskutime filmi “Pasolini” i regjizorit nga New Yorku Abel Ferrara, me aktorin protagonist Willem Dafoe.

Duke përjashtuar bashkë prodhimet, Italia është vendi që prezantoheet në “Venecia 2014” me plot 24 vepra kinematografike (metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentare e filma jashtë konkursi), ndjekur nga Franca me 19 e SHBA me 5 punime kinematografike. Në releksion mbi Italinë e djeshme e të sotme e sjellin filmat “La zuppa del demonio” i Davide Ferrario e “Italy in a Day” me regji të Gabriele Salvatores. Ndërsa ende pa u shfaqur ndjehen zhurmat që do sjell kritika mbi dy filmat më politikë të këtij Festivali; “Trattativa” e Sabina Guzzanti, bazuar në dokumentat hetimore të proceseve gjyqësore shtet-mafia, dhe “Belluscone”, i regjizorit Franco Maresco, që tenton të tregoj origjinën e partisë së Berluskonit “Forca Italia” në qytetin e Palermos.

Për të treguar historinë e jetës, dhimbjen, dashurinë, krizën shpirtërore e jo vetëm, autorët e kinemasë konkuruese në “Venecia 2014” janë frymëzuar nga klasikët e letërsisë Botërore si nga Shakespear me “Cymbeline”, Camus me “Loin des Homes” e Leopardi me “Il giovane favoloso”.

Venecia, qyteti më romantik për të dashuruarit, prej 27 gushtit i ka hapur dyert pasionit të Kinematografisë me edicionin e 71 të këtij Festivali Arti. Juria ka detyrë të vlerësoj autorët e të dorëzoj çmimin “Luani i Artë”, ndërsa publiku t’i dhuroj çdo filmi suksesin e merituar.

Për të apasionuarti e teknologjisë, Google është një nga sponsorët zyrtar të “Venecia 2014” e në Google play ka realizuar një faqe të veçantë për këtë event, ku mund të blihen me një çmim special filmat fitues të edicioneve të kaluara, si dhe filmat më të suksesshëm të divave kinematografik të pranishëm në Festivalin e këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency