Ikën Plasari, drejtore e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani

0
161

Persida-Asllani_ZIP-640x340Pas lajmit të ditëve më parë se kreu i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari do largohej nga posti, për t’u emëruar në një institucion tjetër, shumë emra qarkulluan për zëvendësimin.

Sigurisht ndër të parët, ishte ajo e studiueses dhe pedagoges Persida Asllani. Por vendimi i djeshëm i këshillit të ministrave e zyrtarizoi emërimin.

Kështu bëhet zyrtar edhe largimi i Plasarit pas shumë vitesh në drejtimin e Bibliotekës, ku gati po dukej i patundshëm nga ai post, megjithë anatemimin.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra te Drejtorit te Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasarit dhe vendosjen nee keetee detyree tee Persida Asllanit.

Mee poshtee vendimi i plote i KM: vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi:1. Z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Persida Asllani emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.

Tani pritet që sfidat e librit në Bibliotekën Kombëtare ti dorëzohen studiueses, një emër i padiskutueshëm në qarqet intelektuale për punën me librin dhe studimet.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency