“Ezel” akuzohet për konsumim dhe trafikim të drogës

0
200

ezel Gjykata Penale në Stamboll konfirmoi aktakuzën për krimet “Tregti dhe konsumim të drogave narkotike”, për 53 persona, mes të cilëve janë Kenan Imirzalioglu dhe Riza Kocaoglu, i njohur për publikun me rolin e tij në serinë televizive “Ezel”. Si dënim për veprat penale të listuara në aktakuzë, mund të dënohen me 38 vjet burg, në varësi të seriozitetit të veprës. Aktori Kenan Imirzalioglu u akuzua për “Ruajtjen dhe konsumimin e drogave”, sepse kishin konsumuar drogë së bashku me aktorë të famshëm: Engin Altan Duzyatanom, Murat Yildirim dhe Riza Kocaoglu në shtëpinë e tij. Në një deklaratë në mbrojtje të tij, Imirzalioglu tha se ai e kishte provuar drogën vetëm një herë para dy vitesh, dhe se dy muaj më parë ai ishte në ishullin Simi duke qëndruar me miqtë, kur atij iu ofrua marijuanë, dhe për më tepër ata nuk kishin konsumuar drogë. Për 32 akuzuarit, ndër të cilat janë Kenan Imirzalioglu dhe Murat Yildirim u kërkua dënimi me burg prej gjashtë deri në 17 vjet burg për “Trafikim të drogës” dhe “Konsum apo posedim të drogës”. Gjykimi i parë është planifikuar për 21, 22 dhe 23 maj, në Gjykatën Penale në Stamboll.

 

Shakira dhe Rihanna, duet me klip

 Superyjet e muzikës botërore, Shakira dhe Rihanna, kanë publikuar videoklipin e bashkëpunimit të tyre të ri, “Can’t Remember to Forgett You”. Kënga e cila u publikua pak ditë më parë në versionin audio, tashmë është vizualizuar. Projekti me tematikë dashurie, por me melodi festive, i shfaq yjet shumë bukur në një bashkëpunim që ka kohë që nuk është parë. Ky është bashkëpunimi i parë që e kanë bërë Rihanna dhe Shakira, teksa dy yjet rikthehen pas një pushimi nga skena muzikore botërore.

 

 

Bieber, pozitiv në marijuanë

 Testet e toksikologjisë kanë treguar se Justin Bieber kishte konsumuar marijuanë dhe një ilaç gjatë kohës kur është arrestuar në Majami. Këngëtari kanadez është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, pa patentë shoferi të vlefshme dhe se i ka rezistuar arrestimit. Mirëpo, të dhënat e reja tregojnë se ai ka tymosur edhe kanabis, gjë të cilën e kishte konfirmuar edhe vet 19-vjeçari. Rezultatet e testeve kanë treguar se ai ishte negativ në kokainë, opiate, metamfetaminë apo droga tjera (pos marihuanës).

 

 

Jennifer Lopez vajzë e rrugës në “Same Girl”

 Jennifer Lopez ka publikuar videoklipin e saj të ri, të këngës “Same Girl”. Kënga e cila flet për jetën e Jennifer Lopez nga rinia e hershme, e deri tani, e shfaq atë me shumë vajza në videoklip. Ky videoklip është xhiruar në Bruklin të Nju Jorkut, një zonë ku është rritur aktorja dhe këngëtarja. Kënga është publikuar në të njëjtën ditë me videoklipin e Rihannas dhe Shakiras, e mbetet të shihet se cili do t’i pëlqejë më shumë publikut.

 

 

Prince i fal fansat

 Këngëtari Prince ka hequr dorë nga padia kundër fansave, nga të cilët ka kërkuar dëmshpërblim astronomik. Ditë më parë, këngëtari Prince kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën e Kalifornisë për shkelje të të drejtave të autorit kundër 22 fansave të vet, të cilët i akuzonte për “Shkelje masive të të drejtave të autorit dhe pirateri”, mirëpo ndërkohë ka hequr dorë nga kjo ide. Këngëtari i popullarizuar nga secili prej tyre ka kërkuar gati nga 1 milion dollarë, ngase ata i kishin postuar në rrjetet sociale paraqitjet “live” të Prince. Ai kishte thënë se kjo që po u bëhet artistëve me postimin e videove të bëra nën çdo standard, po i dëmton ata si në aspektin artistik, ashtu edhe në atë financiar. Mirëpo, vendimi për “t’i falur” këta persona nuk do të thotë se në të ardhmen Prince nuk do të ngrejë padi ndaj ndonjë personi që i shkel të drejtat e autorit, transmetojnë mediet amerikane.

 

 

Blue Ivy, tipike si nëna e saj

Beyonce ka publikuar një foto të saj kur ishte në moshën e vajzës së saj dhe ato ngjajnë si dy pika uji. Blue Ivy, vajza e Beyonces, është kopje e mamit të saj. Këngëtarja, Beyonce Knowles, ka publikuar një foto të sajën në moshën e vajzës së saj dhe siç e shohim dhe nga fotoja, ato ngjajnë si dy pika uji. Janë shumë të ngjashme, dhe si duket ky fakt e ka gëzuar shumë Beyoncen.

 

 

Theron dhe Sean, afër fejesës

E fejuara e re e Sean Penn, Charlize Theron, është ringjallur pas lidhjes me aktorin. Ndoshta nuk është një befasi që lajmi se aktori i ka propozuar fejesë aktores vetëm sa nuk është konfirmuar. “Sean është me fat që është me Theron, por edhe ajo është e tillë dhe ajo mezi pret që t’i thotë po atij”, – tha një burim për “DailyStar”. “Ata e njohin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe tashmë Sean është i gatshëm t’i propozojë dhe mandej të martohet me bukuroshen”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency