Letra e panjohur / Halil Pasha i shkruan Imzot Bumçit: Fqinjët duan të na zhdukin, të protestojmë!

0
220

Speciale/ Halil Pashë Alizoti (Gjirokastra), atdhetar i shquar dhe i panjohur

 

 

gjirokastraProf. dr. URAN ASLLANI

Halil Pashe Alizoti, por qe shpesh njihet edhe me mbiemrin Gjirokastra, eshte nje nga veprimtaret me aktiv te kolonise shqiptare te Stambollit.

Halil Pasha emrin e tij te plote e ka Ibrahim Halil Pashe Alizoti, lindur ne Gjirokaster, me 1847, ne familjen e Demir Pashe Alizotit. Ai ishte nipi i te famshmit Alizot Pasha dhe sternip i Ali Izet Pashait.                                                                                                                          Sipas Ajet Libohoves, i cili i referohet te dhenave te librit “Xronografia tis Epiru” te shkrimtarit grek Aravantinos rezulton se zanafilla e familjeve Alizoti fillon nga mezi i shekullit te XVII. Aishe hanemi e mbesa e Asllan Pasha Plakut ishte e martuar me Sulejman Pashe Ajdonatit, i cili deri ne vitin 1746 ishte sanxhakbeu i Janines. Mbas vrasjes se Sulejman Pashes e shoqja Aishe Hanemi, qe mbeti pa mbeshtetje u martua me qehajajin e saj Ali Izet aga Kuken nga Kardhiqi; i cili ne ate kohe ishte njeri me influence dhe me farefis te shumte ne Janine. Zonja ishte shume e pasur. Me anen e bejlerbeut te Rumelise dhe duke paguar shume te para, mundi ti siguroje burrit te saj graden «Pasha» dhe pak kohe me vone arrin ta emeroje Ali Izet Pashane, sanxhak beun e Janines, duke i siguruar ne kete menyre me anen e fuqise administrative, prestigjin qe i mungonte. Si sanxhakbe i Janines Ali Izet Pashai qendroi nga viti 1775 deri ne vitin 1786. Me pas ai u dergua si sanxhak bej i Sofies, ku vdiq dy vite me vone.

Pas vdekjes se Ali Izet Pashait, mbiemeri “Kuka” u harrua dhe u zevendesua nga bashkimi i dy emrave te tij Ali + Izet, qe formuan mbiemrin e ri te familjes Alizot, me te cilin mbiemer njihet pasardhesit e kesaj familjeje. Familja Alizoti siguroi nje pozite te veçante ndermjet familjeve te tjera te bejlerbejve te Toskerise, me ane te martesave te ndryshme. Familja Alizoti ne fillim te shekullit XIX u vendos ne Gjirokaster edhe u be paria e vendit.                                                   

Arsimimin e tij Ibrahim Halil Pashai e ndoqi me tej ne Stamboll. Fillimisht nga viti 1866 ai ndoqi Mekteb-i-mylqie e mesme dhe me pas ne vitin 1870 filloi pjesen e dyte te Mylqies, qe ishte shkolla e larte administrative osmane, te cilen e mbaroi ne vitin 1874.

Ne vitin 1874 Halil bej Alizoti pranohet ne sherbimin diplomatik osman dhe dergohet si konsull prane Zyres Konsullore ne Firence.                                                                                                                                                                                                                                                              Mbas dy viteve, ne vitin 1876, ai u transferua si sekretar i II prane Ambasades Osmane ne kryeqytetin e Rumanise, ne Bukuresht.

Nga Bukureshti ne vitin 1879, fill mbas mbarimit te luftes Ruso-Turke u dergua ne Odesa te Rusise, me gradim si konsull i pergjithshem. Mbas dy viteve sherbim ne Rusi, ne vitin 1881 transferohet, perseri, si konsull i pergjithshem ne Budapest, ku qendroi deri ne vitin 1884.

Ne ate periudhe sulltan Abdyl Mexhidi perpiqet te reformoje dhe te modernizoje administraten provinciale osmane, ndaj vendos ne ofiqet e larta administrative njerze me shume formim, kulture dhe emancipim.

Pikerisht ne kete kohe, ne vitin 1884 Ibrahim Halil bej Alizoti transferohet nga Ministria P.Jashtme ne Ministrine e P. te Brendeshme, ne pushtetin lokal, ku caktohet si funksionar i larte lokal.

Divani e dekretoi mytesarif (nenvali) ne Krete (Gjirit), ku sherbeu tre vite deri ne vitin 1887 Nga Kreta, po me ate grade, mytesarif, ne vitin 1890 dergohet ne Thesali, ne Jenishehir, prane Larises dhe me pas ne qytertin Selfixhe, ne afersi te Konices, prane kufirit aktual shqiptaro-grek.

Ne vitin 1892 gradohet ne guvernator(vali) ne Anadollin lindor ne qytetin e Va-nit, qe ndodhet prane liqenit me ate emer. Aty merr graden pasha me nje tuje.
Ne vitin 1895 u transferua si vali (governator) ne vilajetin e Sivashit, ne Anadollin Qendror.

Tre vite me vone, ne vitin 1898, transferohet si vali (guvernator) ne Bruse (Burse), ndersa ne vitin 1904 serish u gradua, vali me dy tuje, duke u derguar vali i Bejrutit (Libanit).

Ne 28 Shtator 1907 largohert nga Bejtruti per t’u kthyer serish me 5 gusht 1908.

Ne shkurt te vitit 1910 largohet, per se dyti here, nga Bejruti per t’u kthyer – me 19.XII.1910).

Duke ndodhur ne Stamboll nga fundi i vitit 1909 per pushimet vjetore, Halil Pasha, se bashku me Ferid pashe Vloren, ne shtepine e Reshid Aqif Pashes, ku kishin therritur edhe deputetet Ismail Qemani, Syrja Vloren, Myfid Libohoven Nexhip Dragen dhe Sabri Qytezen organizuan nje mbledhje per te diskutuar gjendjen reale te Shqiperise dhe veprimet qe duheshin te kishin marre masat. Vendosen ti drejtoheshin Ministrit te Brendeshem dhe te krijonin ne arke ndihmash materiale per ndertimin e shkolla.

Nga viti 1911 vendosi familjarisht te banonte ne Stamboll, duke u marre intensivisht me mbarevajtjen e Kolonise Shqiptare te kryeqytetit osmane, madje ai ka shpenzuar nje pjese te pasurise familjare.

Me rastin e Konferences se Paqes, ne Paris nga Qeveria e Durresit; Kolonite shqiptare te Rumanise, SHBA, etj Esat Pashe Toptani kishin derguar ne Paris delegacionet e tyre. Kolonia e Stambollit ne gusht te vitit 1919 dergoi delegacionin e saj, qe e kishte te perbere nga kryetari kolonise: Shkelqesia e Tij Halil Pashe Alizotin (Gjirokastren), Fuad bej Dibren (Zemblakun), Shan Tepelenen; at Julius Bonatti dhe dr.Benedikt Blinishtin.                                     

Kjo dergate ishte me luftarakja, me qendrimin e theksuar antiitalian, megjithate nen drejtimin e nje personaliteti me shume pervoje, siç ishte Halil Pasha u bene perpjekje per normalizimin e marredhenjeve diametralisht te kundrta te delega-cionit zyrtar me ate te kolonive te Stambollit, Bukureshtit e deri ne SHBA.                                                       Ne mbledhjen e perbashket me delegacionin e Durresit, me date 14 gusht 1919 nen insistimin e Halil Pashes e te Pandeli Evangjelit u vendos qe t’i dergonin nje telegram Senatit Amerikan qe te nderhynte dhe te ndikonte edhe me teper mbi delegacionin amerikan qe te vazhdonte te luftonte padrejtesite qe mund te na benin. Me anen tjeter, po ate dite ata pergatiten nje memorandum derguar Keshillit te te Pesteve (SHBA, Angli, France, Itali dhe Japoni) ku tregonin se kundershtonin me shume force, por edhe me gjak çdo lloj marreveshjeje te tipit Titoni-Venizello, pa pjesmarrjen e perfaqesuesve te vertete te popullit shqiptar Ne ato dite, tri dite pas diskutimit te asaj marreveshjeje ne Parlamentin Italian, u organizua nje mbledhje e perbashket e delegacionit qeveritar dhe e perfaqesuesve te kolonive ku Halil pasha dhe Pandeli Evangjeli e paraqiten ne menyre shume te detajuar planin e Fuqive te Medha sipâs te cilit Italise do t’i njihej zoterimi i Vlores dhe Mandati mbi Shqiperine. Ne ato kushte duhet qe ne delegacionet shqiptare te bejne nderhyrjet e duhura ne Konferencen e Paqes per te kunder-shtuar keto synime ogurzeza. Ne duhet te kerkojme indipendencen e plote te Shqiperise si edhe kufijte e saj etnike, pra sigurimin e kufijve si edhe udheheqjen per te mundur te veme ne udhe nje administrate te mire per vendin tone. Duhet ti drejtohemi per kete Lidhjes se Kombeve, e cila, pas rregullit qe ka, do te konsultoje edher me perfaqesuesuit e kombit                                                                                                                                                                                                                                   Me 12 janar 1920 Halil Pashe Gjirokastra i mbeshtetur edhe nga Pandeli Evangjeli i derguan nje leter kryetarit te delegacionit te Qeverise se Durresit imzot Luigj Bumçit, me anen e se ciles kerkohej te protestohej energjikisht ne Konferencen e Paqes, sidomos kunder politikes italiane, qe perbente boshtin e planeve per copetimin e Shqiperise/ Vertetohet plotësisht – shkruhej ne leter – se qendrimi i qeverise italiane eshte ne kundershtim me interesat e atdheut tone. Prandaj perballe rendesise se gjendjes se tanishme, ne basojme se s’ka pse te ngurojme per te protestuar ne menyren me energjike dhe me kategorike prane Konferences kundra vullnetit te Italise per ta perdorur Shqiperine si nje krahine te veten, per te pervetesuar Vloren dhe per te ndjekur ne kete menyre venjen ne jete te Traktatit te vitit 1915. Me tej ne leter shkruhej: shqiptaret nuk do tu shtrohen kurre cenimeve tokesore te Italise, as atyreve te Greqise e te Serbise dhe se çdo vendim kunder pavaresise dhe integritetit te Shqiperise, te siguruara nga Traktati i vitit 1913 do t’i pezmatonte shume shqiptaret dhe do t’i shtynte at ate perdornin mjetet me,ekstreme”.

Tri dite me vone, me 15 janar 1920 Halil Pasha, sin je diplomat i vjeter, i inkurajuar nga edhe nga Pandeli Evangjeli i derguan nje note proteste kryetarit te Konferences se Paqes, kryeministrit francez Clemanso, me anen e se ciles e vinin ner dijeni se delegatet e kolonive shqiptare po ashtu edhe delegacioni qeveritar ishin teper te alarmuar nga projekti i fundit i Keshillit Suprem qe kishte te bente me vendin e tyre dhe i benin edhe nje here thirrje Fuqive te Medha Aleate tu permbahen premtimeve solemne se do te luftonin per perparimin e kombesive dhe per emancipimin e popujve te shtypur;      

 Populli shqiptar – shkruhet ne proteste – qe ishte bashkuar me fuqite e Antantes per te luftuar, sipas mundesive me forcat e tij, per kete ideal te madh, e sheh veten tani, jo vetem te privuar nga territoret qe kerkonte, por akoma edhe me i ndare e i përdorur si monedhe kembimi – ne promemorje Halil pasha i drejtonte kryeministrit francez disa pyetje qe kerkonin përgjigje – Sipas cilit parim Italia kerkon nga Aeropagu i juaj i larte Vloren dhe mandatin mbni Shqiperine?  Sipas ciles se drejte Shqiperia do te sherbeje si toke kompensimi per te rregu-lluar Ceshtjen e Fiumes dhe ate te Adriatikut. Mos harroni se Shqiperia eshte nje shtet i lire dhe i pavarur nga Traktati i Londres se vitit 1913 dhe se artikulli 22 i Traktatit te Versajes nuk mund te zbatohej ne Shqiperi per tec sherbyer si baze e copetimit te saj.                                             Me 3 shkurt 1920 Halil Pasha se bashku me Pandeli Evangjelin i derguan nje leter te perbashket kryetarit te delergacionit qeveritar ne Paris imzot L. Bumçit me te cilen kerkonin qe nje pjese e antarve te atij delegacioni te shkonte ne Shqiperi per te vene ne dijeni populklin per planet e Konferences per coptimin e Shqiperise “ Mbasi politika e Fuqive te Medha Aleate ndaj Shqiperise mori nje kthese jot e favorshme per çeshtjen tone dhe mbasi faza ne te cilen ndodhemi eshte nga me kritiket, besojme se eshte e domozdoshme qe nje pjese e delegateve zyrtare te shkojne sa me shpejt ne Shqiperi per te vene ne dijeni popullesine mbi projektin e copetimit te vendit tone, te parashikuar nga Konferenca e Paqes, dhe mbiqendrimin e Italise, qe eshte shkaktarja kryesore, me qellim qe vete populli te mund te shpreh mendimin e vet dhe te veproje si duhet………..            

Ne vazhdim te perpjekjeve per te mbrojtur interesat kombetare edhe para opinionit publik nderkombetar Halil Pasha se bashku me Pandeli Evangjelin, me datat 7, 8, 9 shkurt 1920 i dergojne njekohesisht 15 gazetave me te rendesishme te kohes “Times”; “Journal Standard”, “Daily Mail”, “Daily News”, “Daily Chronicle”, “Daily Express” e tjere, nje telegram te gjate, te cilin po e shkruajme me poshte, versioni per “Times”. “Anglia ka pasur miresine qe me 1913 te konfirmoje pavaresine e Shqiperise ne Konferencen e Londres, por sot, per fat te keq, qeveria angleze ka marre iniciativen e projektit te coptimit te Shqiperise si kompensim per rregullimin e çeshtjes se Adriatikut;Cfare ka bere pra populli shqiptar qe te meritoje kete denim te tmerrshem. Ne vitet e Luftes se Madhe, me gjithe veshtirsite ne te cilat ndodhej Shqiperia ajo luftoi sipas mjeteve te saj perkrah aleateve. Meqenese ne mbarim te luftes Mbreteria Serbe-Kroate-Sllovene, ndonese per arsye rivaliteti me Italine, deklaroi se ajo ishte per shtetin e pavarur shqiptar te vitit 1913 dhe se shkaku kryesor i copetimit te vendit tone vjen nga kembengulja e Italise per te marre Vloren dhe Mandatin mbi mbeturinat e Shqiperise se copetuar. Populli shqiptar qe ka protestuar energjikisht me se bjehere kunder ketyre kombinimeve te padrejta, i zhytur ne dhimbjen e madhe i kthen syte nga kombi i madh fisnik dhe nga shtypi liberal i tij,qe ka mbrojtur gjithmone çeshtjet e drejta per ti kerkuar perkrahjen e tij.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Nderkohe ne Shqiperi urrejtja ndaj italianeve u shndrua ne nje mbledhje kombetare ku u shpreh armiqesia me pushtimin italian, nderkohe ne 28-31 janar 1920 u zhvillua Kongresi i Lushnjes, i cili nxorri nje qeveri te re dhe riformoi dergaten zyrtare shqiptare ne Konferencen e Parisit. Dergata e re me atdhetare te devoteshem, me numer te thjeshtuar perfaqesuesish, imzot Luigj Bumçin, DR; Mihzal Turtullin dhe Mehmed Konicen, ne pertputhje me sugjetimet e Halil Pashes dhe Panndeli Evangjelit. Mehmed Konica dhe dr. Mihal Turtulli iu bashkuan kesaj dergate duke u larguar nga ajo o Durresit.                                               

Sipas gazetes “E verteta” ne 13 maj 1921, pas riorganizimit te Klubit te Stambollit prej mbi 150 antaresh, me 13 maj 1921, u be zgjedhja e pleqesise se re, prej 21 personash midis te cileve ishte zgjedhur edhe Halil Pashe Alizoti:                                  Kostandin Boshnjaku; Qazim Dani; Sabri Qyteza, Halil Pashe Gjirokastra: Ferid Cami; Shefqet Dibra; Shevki Kolonja; Fehmi Alizoti; Nezir Leskoviku; Ahmed Bilishti: dr.Xhemal Konica; Hoxha Idriz; Riza Drini; Neshed Voshtina: Nazim Manastiri; Fehim Xhaxhuli; Sotir Keri; Fazlli Goça; Mustafa Natik; Nikolla Papadhopulli, Et-hem Shkodra.                

Sipas dr. Temos, qe me rastin e vdekjes se tij ka botuar nje artikull ne gazeten “Shqiperia e Re”, Ibrahim Halil Pasha kur filloi detyren e governatorit ne te kater vilajetet filloi me intesitet modernizimin e jetes shoqerore, ekonomike e arsimoro-kulturale te vilajeteve. Governatori u muar me ndertimin e rrugeve hekurudhore, automobilistike, ne ndertimin te shkollave te reja, shkollave te misioneve amerikane, angleze e frenge.

Nga viti 1911 vendosi familjarisht te banonte ne Stamboll, duke u marre intensivisht me mbarevajtjen e Kolonise Shqiptare te kryeqytetit osmane, madje ai ka shpenzuar nje pjese te pasurise familjare.

Ai bashke me atdhetare te rendesishem si Bajram Curri, Fuad Dibra, Omer Dibra, Refik Toptani, Emin Hyseni, Riza Dani, Sefedin Begolli,Jashar Tetova, ne vitin 1920 kane kontribuar materialisht, disa here, me shuma te konsideruesh-me ne mbarevajtjen e Shoqerise se Studentave shqiptare “Albania” ne Viene dhe per organin e tyre me emrin “Dialeria.

Ibrahim Halil Pasha ishte nje njeri i kulturuar edhe me kulturen evropiane. Ai dinte mire perveç gjuhes shqipe, turqisht, arabisht, frengjisht, greqisht, gjermanisht e persisht.

Dr.Temo ne artikullin e tij per rolin e Halil Pashes shkruante: “…Mund te themi se po te mos ishte Halil Pashe Gjirokastra ndermjet delegateve shqiptare ne Konferencen e Paqes, çeshtja e jone do te kishte nje fytyre tjeter te shemtuar»                                                         Sipas gazetes “Reforma” (Tepelene) dt 28.3.1923, ne nje elegji te shkruar per nder dhe kujtim te tij informohemi se Halil Pashe Alizoti ishte nje udheheqesit e rendesishem te sektit Bektashi, nje njeri i urte, i vyer, i lavderuar, dhe trupi i tij u varros ashtu siç kishte deshiruar vet ai ne Teqen e Baba Aliut, ne Gjirokaster                                                   Nga gazeta “Zeri i popullit” (Korçe) dt 3.03°1923 informohemi se Halil Pashe Alizoti (Gjirokastra) kishte shkuar ne Gjirokaster rreth dates 2-3 shkurt, i ardhur drejtpersedrejti nga Stambolli, per te kryer disa probleme familjare. Ai ishte akomoduar ne Hotelin “Tirana” ne Gjirokaster, ku ne ditet e ftohta te atij dimri semuret me bronkopneumoni dhe diten e diele, date 18 shkurt, ora 17:00, Halil Pashe Gjirokastra vdes. Varrimi behet madheshtor ku marrun pjese myslimane, te krishtere, te gjithe nxenesit e shkollave, autoritetet civile, ushtarake dhe fetare e veçanerisht gjithe kleri bektashian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency