RAPORTI I CIA-s EKSPERTET AMERIKANË Kimikatet siriane mund të devijojnë në Shqipëri përmes tregut të zi

0
127

 

5 nentorMediat e huaja japin mendimin se kjo do të jetë “karta” e Shqipërisë për anëtarësimin në BashkiminEvropian. Lëndët kimike përmbajnë gazin Sarinë, që sjell vdekjen e njeriut brenda 3 minutash. Flasin specialistët: do të sjellë ulje të turistëve, shkatërrim të mjedisit, ndotje të ujit të pijshëm dhe rrezik për produktet bujqësore

 

Ardhja e armëve kimike siriane në Shqipëri mbetet ende një mister. Në mungesë të një përgjigjeje nga qeveria shqiptare, mediat e huaja po aludojnë me idenë se procesi mund të devijojë. “Global Security Newswire” ka cituar ekspertë amerikane, të cilët shprehin dyshimin e tyre se armët kimike siriane mund të kalojnë nëpërmjet tregut të zi. “Tirana njihet për sektor publik të korruptuar dhe ndoshta me rrezik të lartë të devijimit të disa nga kimikatet siriane në tregun e zi ose nga ekstremistët”, citojme revisten mjedisore “Global Security Newswire”, të datës 30 tetor të këtij viti. Ndër të tjera në këtë artikull mbi Shqipërinë “Syrian chemical weapons seen likely to ship to Albania for destruction”, tërheq vëmendjen një profil përshkrimi të CIA-s mbi Shqipërinë si “një burim të trafikut të seksit, punës së detyruar; pastrimii parave dhe kalimi transit  idrogës nëpërmjet shtetit është në rritje”, – thuhet në artikullin e “Global Security Newswire”. Mediat e huaja e kanë komentuar se ardhja e armëve kimike në Shqipëri do të favorizojë Shqipërinë për të hyrë në BE. Përveç këtij interesi politik, mediat vazhdojnë ta shohin këtë në lidhje me interesin financiar që ka qeveria në një kohë kur deklaron situatë të vështirë ekonomike.

Pasojat e armëve kimike

Në një kohë që shumë qytetarë janë të shqetësuar nëse armët kimike do të asgjësohen në Shqipëri, pasojat që mund të kenë këto armë, janë shumë tëmëdha. Nga 1300 tonë që do të jenë në total, 1000 tonë janë armë të pastra kimike. Këto armë përmbajnë një lëndë që quhet Sarinë. Sarina është në gjendje të bllokojë brenda disa sekondash sistemin nervor të njeriut dhe të çdo gjëje të gjallë. Nëse nëpërmjet frymëmarrjes apo hundës, merret era e Sarinës, atëherë një njeri vdes për 2-3 minuta. E keqja e kësaj lënde është për fëmijët. Një fëmijë mund të preket shumë lehtë nga Sarina dhe kjo duket qartë në numrin e fëmijëve të vdekur në Siri, për shkak të këtyre kimikateve. Një tjetër problem mbetet mjedisi. Asgjësimi i armëve kimike bëhet thellë në nëntokë, kjo do të thotë që burimet ujore do të jenë gjerësisht të prekura dhe në një vend si Shqipëria me një territor të vogël, kjo do të thotë që përhapja e Sarinës në nëntokë mund të jetë e rrezikshme dhe e pakontrolluar. Vetë mediat e huaja kanë sugjeruar territorin e Afrikës për t’u asgjësuar këto armë, duke qenë se ka hapësira të pakufizueshme, ndërsa Shqipëria duket se do t’i pranojë pa ndonjë kundërshtim këto lëndë helmuese.

 

Rama-Kerry, telefonatë për armët kimike

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i amerikan i Shtetit kanë zhvilluar ditën e mërkurë një bisedë telefonike. Telefonata është zbardhur nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një raporti në Komisionin e Jashtëm. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një telefonatë të gjatë me John Kerry-n për këtë çështje. Unë personalisht kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë dhe evropianë në këtë proces. Do t’ju lutesha shumë që para se të dalim me deklarata, siç dëgjova nga kreu i opozitës, të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmërie. Nuk bëhet fjalë se kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike, nuk kemi hyrë në konsultime. Jemi në kontakte, siç kemi qenë për një rezolutë për Sirinë. Jemi kontaktuar siç ka qenë kontaktuar edhe zoti Bumçi. Nuk jemi në një proces që ka të bëjë me një vendimmarrje”, – u shprehministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.Më tej,ministri i Jashtëm ka theksuar se vetëm është kontaktuar nga SHBA-ja, ende nuk është vendosur asgjë. “Jemi një vend anëtar i NATO-s, falë edhe kontributit tuaj, dhe si vend anëtar i NATO-s, jemi kontaktuar, këtë kam thënë edhe për mediat franceze dhe mund t’ju them atë që i kam deklaruar ministrit në sintoni të plotë me aleatët amerikanë dhe evropianë jemi një ndër vendet që jemi kontaktuar për të parë mundësinë se ku mund të kontribuojmë, ku dhe çfarë mund të kontribuojmë në këtë operacion jashtëzakonishttërëndësishëm, delikat, serioz, që s’ka të bëjë vetëm me popullin sirian, por me disa parime të rendit ndërkombëtar në të ardhmen”, – tha Bushati. Ministri i Jashtëm e quajti krenari interesin e huaj për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri.“Është krenari për ne që jemi pjesë e kontakteve për një kontribut të mundshëm, që nuk është as i vendosur, as i ravijëzuar. Nuk kemi asnjë kompleks, jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të kemi konsulta”, -përmendi Bushati në Komisionin e Jashtëm.

Sot, protestë e heshtur në bulevard

Zëri i qytetarëve mund të dëgjohet edhe nëpërmjet heshtjes. Ditën e sotme, në orën 12:00, ambientalisti Sazan guri ka bërë publik modelin më të ri se si do të protestojë shoqëria civile. “Sot ora 12:00 deri 13:00 para Kryeministrisë! Pa parulla! Pa organizim! 1 orë do tëqëndrojmë pa lëvizur, pa folur, thjesht duke parë nga Kryeministria në lulishten anash Kryeministrisë nga ana e Piramidës! Nëse vini do të qëndrojmë të heshtur dhe në një distancë të paktën 3 metra nga njëri-tjetri, sepse nuk jemi të organizuar në një miting!”, -shprehet Sazan Guri

Shkatërrim për turizmin dhe bujqësinë

Ardhja e armëve kimike siriane në vendin tonë do të ketë pasoja të mëvonshme. Sipas Gjergj Buxhukut, administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, duhet menduar imazhi që do të ketë Shqipëria në sytë e turistëve të huaj. “Përpunimi i lëndëve helmuese në territorin shqiptar, aq më shumë në sasi kolosale dhe në kushtet e jehonës së lajmit me një ndikim shumë të lartë marketingu negativ në gjithë opinionin botëror, do të ishte një goditje e drejtpërdrejtë, vdekjeprurëse mbi industrinë e turizmit”, – thekson administratori i Përgjithshëm i Konfindustriasë, Gjergj Buxhuku.Më tej Buxhuku përmend:“Duke marrë parasysh se industria e turizmit është e lidhur ngushtë me prodhimin bujqësor dhe industrinë e agropërpunimit si dhe me industrinë e shërbimeve në mënyrë kaskade dëmi i përllogaritur vjetor në afatgjatë do të ishte me miliarda dollarë. Sa më sipër do të thotë që ekonomia shqiptare do të merrte një goditje mjaft të rëndë”. Ndërkohë, në rast avarie të mundshme, duke pasur parasysh hapësirën gjeografike mjaft të kufizuar të vendit, mungesën pothuaj të plotë të njohurive të fushës, dobësinë institucionale të prekshme dhe mungesën e qartë të kontrollit të territorit, pasojat do të ishin të pallogaritshme. Konfindustria vlerëson se kostot financiare, ekonomike dhe institucionale duhet të paraqiten të plota dhe të arsyetuara para të gjithë aleatëve strategjikë të Shqipërisë. Konfindustriau ka kërkuar të gjitha partive politike të vendit, pa dallim ngjyrë politike, të pozitës dhe opozitës, që të shprehen në një zë të vetëm dhe qartë për të kundërshtuar përpunimin e lëndëvehelmuese luftarake në vendin tonë. “Në asnjë mënyrë nuk është rasti të fitohet kapital politik nga aleatët tanë strategjikë me pasojat e pallogaritshme ekonomike, financiare dhe mjedisore të vendit dhe qytetarëve tanë në afatgjatë”,- vlerëson Konfindustria.

“Mjaft

Zërave kundër importit të plehrave i është bashkuar edhe organizata “Mjaft”. “Importi i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse në territorin e Shqipërisë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, me legjislacionin shqiptar dhe me vetë politikat e qeverisë aktuale, që ka ndaluar importin e çdolloj mbetjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë”, – thuhet në peticion. Më tej, argumentohet se sjellja, transportimi dhe shkatërrimi i armëve kimike përbën një rrezik të lartë si për jetën edhe për territorin e popullit shqiptar, sidomos në të tilla kushte. Për të gjitha këto arsye i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të ndjekë shembullin e shumë vendeve të tjera evropiane dhe t’i thotë jo importit dhe shkatërrimit të armëve kimike në Republikën e Shqipërisë”, – thuhet në peticion.

Peticioni

Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese siriane në Shqipëri ka përgatitur një peticion drejtuar qytetarëve shqiptarë. Ky peticion do të ketë për qëllim ndalimin e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë. “Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese siriane në Shqipëri i shpreh qeverisë shqiptare kundërshtimin e ashpër të qytetareve shqiptarë për shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri! Qytetarët shqiptarë janë kundër çdo plani dhe çdo diskutimi për përdorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë si vendi ku do të depozitohen dhe do të shkatërrohen këto arme! Ne konsiderojmë çdo përpjekje të tillë si një akt të rëndë tradhtie ndaj interesave themelore të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë!”, – thuhet në njoftimin e AKILH.

Interesat

Rrezik për shqiptarët, rrezik për mjedisin, rrezik për bujqësinë, rrezik për ujin, janë vetëm disa nga të këqijat që mund të sjellin armët kimike në Shqipëri. Të gjitha këto do të sakrifikohen për disa milionë euro ose për interesin e marrjes së statusit kandidatët në dhjetor. Dilema që shtrohet është se “ky biznes”, që paralajmërohet si vdekjeprurës, a do ta ndihmojëShqipërinë për të hyrë në BE?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency