Protestat në Mbrostar kundër impiantit të mbetjeve, kërkohet lirimi i të arrestuarit

0
225

Banorët në Mbrostar vijojnë protestat për të gjashtën ditë radhazi, duke u shprehur të vendosur në moslejimin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në këtë zonë. Ata kanë bllokuar sërish për disa minuta aksin nacional Fier-Tiranë, si dhe kërkuan lirimin e 65- vjeçarit, Zylyftar Delibashi. Ky i fundit u arrestua nga policia për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 31-vjecari F.M dhe 28-vjeçari me iniciale E.D. Tre personat sipas policisë akuzohen për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. Bëhet fjalë për protestat e organizuara në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”, ku banorët kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Lushnjë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të mbeturinave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here