“Gara për kryebashkiakun e Korçës”, zbardhen emrat e kandidatëve të PD-së dhe PS-së

0
258

Florenc Drizari

Dy kandidatët për postin e kreut të Bashkisë Korçë: Sotiraq Filo, PS dhe Gjergji Mero – PD.

 

Bashkia e KorcesPublikohen emrat e dy kandidaturave për kreun e Bashkisë Korçë. Edhe pse kryebashkiaku i këtij qyteti Niko Peleshi, gëzon mandat të plotë në bazë të zgjedhjeve vendore të vitit 2011-të, kandidatura e tij për zv. Kryeministër bën që ai të japë dorëheqjen nga ky post. Për zëvendësimin e tij më herët u përfolën disa emra në media, ndërkohë që një ditë më parë dy forcat politike “zyrtarizuan” kandidatët për këtë post.

Brenda radhëve të të majtës pritet që të garojë nënkryetari aktual i Bashkisë, Sotiraq Filo, ndërkohë që përballë tij nga demokratët flitet për emrin e Gjergji Meros, rektor i Universitetit të Korçës.

Sipas deklaratave të bëra për media një ditë më parë, kandidati i së majtës Sotiraq Filo, u shpreh se do pranojë të kandidojë pasi si Nënkryetar i Bashkisë i njeh nga afër problemet e qytetit.

“Njoh projektet që i janë dedikuar qytetit të Korçës dhe kam qenë bashkëpunëtori më i afërt i Peleshit”- tha ai.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2011, Partia Socialiste rikandidoi Niko Peleshin në krye të Bashkisë Korçë, ndërsa PD-ja garoi me Andrea Manon. Në zgjedhjet e kaluara vendore “Aleanca për Qytetarin”, e kryesuar nga PD-ja mori 14,176 vota, ose 46.41 %, dhe “Aleanca për të Ardhmen”, e kryesuar nga PS, mori 16,369, ose 53.59 %, duke fituar bashkinë e këtij qarku juglindor.

ZGJEDHJET E PJESSHME

Ndërkaq më herët u bënë publikë edhe kandidatët që do të përballen për kreun e Komunës Dardhas në Korçë. Gentjan Pere do të kërkojë votat nën siglën e Partisë Demokratike, ndërsa Genci Hamollari është është kandidati i përbashkët i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dhe në këto zgjedhje dy partitë, PS dhe LSI do të dalin në një koalicion të përbashkët, me të njëjtin emër që u përdor në votimet e 23 qershorit për votimet e përgjithshme, Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Ndërkaq, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së radhës, numrin e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Komunën rrethina në Shkodër dhe Dardhas në Korçë. Gjithashtu KQZ miratoi përmbajtjen dhe renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.

Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të zhvillohen më datë 1 Shtator, sikurse do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës.

Më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave për kryerjen e veprave penale. Pas këtij vendimi, Presidenti i vendit, Bujar Nishani nxori dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këto dy komuna të Shqipërisë, me datën 1 shtator të këtij viti.

 

 

Brenda koalicionit të majtë

Aleatët presin zyrtarizimin e marrëveshjes me PS-n, javën e ardhshme fillojnë negociatat

Publikimi i strukturës së qeverisë së re socialiste që pritet të formohet në muajin shtator nga z. Rama, ka bërë që aleatët e majtë të ngrenë zërin për postet që atyre u takojnë në kabinetin e ri, në bazë të marrëveshjeve parazgjedhore me lidershipin e majtë.

Ndonëse kjo javë ishte përcaktuar si periudha kur do të vendoseshin zv/ministrant e Qeverisë së re, në Partinë Socialiste nuk flitet për ndarje postesh mes aleatësh. Edhe pse kjo periudhë i takon pushimeve të verës dhe një pjesë e krerëve të partive politike kanë zgjedhur të pushojnë, disa nga aleatët e vegjël i kanë bërë publike kërkesat e tyre.

Partitë e vogla të koalicionit të majtë presin të thirren nga socialistët për të nisur negociatat, por deri tani nga partia më e madhe e aleancës nuk u ka mbërritur asnjë ftesë.

Të kontaktuar në telefon, disa nga aleatët e vegjël thonë se në ditët e ardhshme ata pritet që të zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre me z. Rama.

Edhe pse pritshmëritë e tyre janë të mëdha, mundësitë për poste ekzekutive në kabinetin e ri janë të pakta pas përjashtimit që iu bë në përfaqësimin në rang ministr. Emra të njohur mes socialistëve si ish-presidenti I Republikës, Rexhep Meidani, kanë pohuar publikisht se Rama duhej të kishte shpërbluar me nga një ministri aleatë si Skënder Gjinushi apo Paskal Milo, të cilët pavarësisht nga numri i votave të marra më 23 qershor, kanë qëndruar pranë PS-së gjatë viteve të ashpra të opozitës.

Edhe pse qeveria e re pritet të formohet në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në formimin e saj kreu i PS-së duhet se nuk e respektoi marrëveshjen që vetë kishte firmosur me aleatët, sipas të cilës PBDNJ e Dules dhe PKDSH e Frrokut, duhet të kishin nga një dikaster pasi arritën të fusnin në parlament nga një deputet.

Një përplasje në dukje pak ditë më parë ishte edhe ajo mes Kryeministrit të ardhshëm Edi Ramës dhe kreut të PLD-së, Spartak Ngjela pas ndarjes së ministrive. Avokati kishte pretenduar publikisht se kishte një marrëveshje me Ramën për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë, e cila në fund i shkoi LSI-së.

Refuzimi që Ngjela i bëri postit të një ministri pa portofol lë të mendohet se vështirë do të pranonte atë të një zv/ministri. Paskal Milo gjithashtu e ka bërë të ditur se nuk zbret nga niveli i postit ministror dhe gjasat janë që edhe Gjinushi t’u bashkohet qëndrimeve të tyre. edhe pse këto qëndrime deri në këto momente janë në formën e deklaratave dhe qëndrimeve mediatike, ende nuk është firmosur asgjë mes krerëve të partive të vogla aleate dhe Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama.

 

 

Autoriteti i Konkurrencës në pritje të aplikimit të ARMO-s për shitjen

Kompania ARMO ka ndryshuar pronar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por nuk ka njoftuar për përqëndrim tregu pranë Autoritetit të Konkurrencës. Kjo procedurë e munguar mund t’i kushtojë një gjobë 13 milionë euro, pra 10% e vlerës së xhiros së deklaruar. Megjithatë përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës, bëjnë të ditur se janë në pritje të deklarimit për përqëndrim të kompanisë ARMO. Sipas tyre , vetëm pas kërkesës së kompanisë Autoriteti do të bëjë vlerësimet dhe do te jap autorizimin e përqëndrimit, pra kontrollit të pjesës më të madhe të aksioneve nga një kompani tjetër.

Një praktike të tillë autoriteti e ndoqi në tetori të vitit 2008, kur autorizoi përqëndrimin e realizuar përmes shitblerjes së 85% të aksioneve të ARMO Sh.A tek shoqëria e përbashkët AMRA SH.A. në atë vendim, Autoriteti u ka kërkuar palëve pjesëmarrëse që për çdo transaksion apo ndryshim të pronësisë së AMRA – s, duhej t’I drejtohen Autoritetit të Konkurrencës për një vlerësim, përpara realizimit të trasaksionit.

ARMO, e vetmja kompani e përpunimit të naftës në vend u privatizua në shtator të vitit 2008 për vlerën 128 milionë euro. Përpara privatizimit, rafineria e Ballshit, kishte një kapacitet prej 1 milion tonësh në vit, ndërsa ajo e Fierit, 500 mijë tone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency