Rita Ora, bashkëpunim me Madonën

0
141

Rita-Ora-Madonna-280x200Rita duhet të mësohet të vesh[ geta, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej 500 mijë dollarësh që të jetë fytyra e re e “Material Girl”, markës së njohur të Madonës. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova tashmë ka filluar fushatën për këtë markë, që drejtohet nga Madona dhe vajza e saj. Marrëveshja e cila është arritur mes tyre mund t`i ndihmojë Ritës që të fitojë famë në Amerikë, pasi deri tani nuk ka arritur që të fitojë zemrat e amerikanëve. “Lourdes, vajza e Madonës, ka qenë një fanse e madhe e Ritës për pak kohë dhe ka ndjekur shumicën e koncerteve të saj. Ajo iu lut nënës së saj që ta takonte atë”, – ka thënë një burim për “The Sun”. “Ato janë takuar në ‘Met Ball’ në Nju Jork javën e kaluar dhe Madonës i pëlqeu qëndrimi i Ritës e për këtë e dha këtë ide”, – shtoi ai. “Rita e pranoi menjëherë këtë kërkesë, sepse është një fanse e madhe e Mbretëreshës së Popit. Ajo gjithashtu dëshiron të shpërthejë në Amerikë ashtu siç bëri në Britaninë e Madhe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency