Përzgjedhja Kreditet për të gjitha lëndët me zgjedhje

0
140

formulariFormulari A1Z plotësohet pas datës 21 mars, testet e provimeve me të njëjtën strukturë si një vit më parë.

 

Pas publikimit të Formularit A1, Ministria e Arsimit ka bërë publike kreditet e të gjitha lëndëve me zgjedhje. Numri i krediteve duhet të jetë minimumi 8 dhe çdo kandidat mund të zgjedhë vetëm 2 lëndë. MASH bën me dije se sistemi nuk do të lejojë që të zgjidhen lëndë me më pak se 8 kredite. Për shkollat artistike kandidatët do të zgjedhin vetëm një lëndë me zgjedhje. Po kështu edhe maturantët e shkollave profesionale.

AIZ

Ata kandidatë që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2013 dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në vitin akademik 2013-2014 në institucionet e arsimit të lartë publik në vend, do të kenë mundësi të plotësojnë formularin A1Z. Formulari do të plotësohet vetëm nga ata kandidatë që nuk kanë dhënë më parë provimet me zgjedhje. Hapi i parë që këta që maturantët e vjetër duhet të ndjekin është paraqitja ne shkollat ku kanë përfunduar arsimin e mesëm, me qëllim regjistrimin e emrit dhe ndjekjen e procedurave të plotësimit. Aplikimi njësoj si në vitet e mëparshme, ish-maturantët, duhet t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, përpara se të kalojnë në fazën e konkurrimit. Ky rregull vlen për ata ish-maturantë të cilët nuk i kanë dhënë provimet me zgjedhje, në kohën e përfundimit të shkollës së mesme. Formulari A1Z do të plotësohet pas datës 21 mars dhe asnjë kandidat nga vitet e kaluara që ka dhënë provimet me zgjedhje dhe ka marrë notë kaluese nuk mund ta plotësojë.

testi i provimeve

Provimet e maturës do të fillojnë në orën 10 në datat e përcaktuara nga MASH. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbaj 25 pyetje. Nga 25 pyetje në total 13 prej tyre do të jenë me alternativa ndërsa 12 do të jenë pyetje me zhvillim. MASH edhe për këtë vit ka përcaktuar se pyetjet me alternativa do të kenë 1 pikë ndërsa 12 pyetjet me zhvillim do të vlerësohen në total me 37 pikë. Testi për provimet e detyruara do të ketë maksimalisht 50 pikë. Provimet e detyruara sipas udhëzimit të MASH do të zgjasin jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Ndryshe nga provimet e detyruara, testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 20 pyetje. Nga 20 pyetje në total 10 prej tyre do të jenë me alternativa ku secila do të ketë 1 pikë. 10 pyetjet e tjera do të jenë me zhvillim ku në total do të vlerësohen me 30 pikë. Testi i provimeve me zgjedhje do të ketë maksimalisht 40 pikë. Provimet me zgjedhje do të zgjasin jo 3 orë.

 

 

 

 

Të mbrohen fëmijët në çdo bashki dhe komunë

 

Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve duhet të shtrihet realisht në çdo bashki dhe komunë ne vend. Përpjekjet e mira për zbatimin e plotë të ligjit për ngritjen e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve (NJMF) duhet të shtrihen edhe në zonat ku njësitë ende nuk janë ngritur. Standarde për kualifikimin/trajnimin e NJMF-ve dhe ofrimin e shërbimit të tyre gjithashtu duhet të hyjnë në fuqi. Paralelisht është me rëndësi ndërgjegjësimi i aktorëve që sipas ligjit bashkëveprojnë me NJMF-të për mbrojtjen e fëmijëve. Këto janë disa nga përfundimet e studimit vlerësimor të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve, i prezantuar sot në Tiranë nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe nga organizata World Vision (WV). Studimi u realizua nga konsulentja ndërkombëtare për fëmijët, Stephanie Delaney, në bashkëpunim me ASHMDF dhe WV. Studimi thekson se bashkëpunimi ndërmjet NJMF-ve, institucioneve vendore dhe shoqërisë civile është mekanizmi i duhur për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Sipas gjetjeve cilësore të studimit, historitë e fëmijëve të trajtuar nga njësitë për mbrojtjen e tyre përfshijnë varfërinë, abuzimin e tyre fizik, emocional, neglizhim nga prindërit, trafikim, braktisjen e shkollës etj. “Vetëm për vitin 2012, NJMF kanë trajtuar me ndihmë dhe kanë mbështetur rreth 1300 fëmijë në rrezik në të gjithë vendin”, – theksoi Znj. Miranda Pashaj, kryetare e ASHMDF. Drejtori i World Vision në Shqipëri, Rein Dekker, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha palëve pasi vetëm kështu historitë e dhimbshme të fëmijëve mund të zgjidhen pozitivisht. Studimi thekson se ngritja e NJMF në të gjithë vendin është një sfidë, por tashmë monitorimi i mirëfunksionimit të tyre është një domosdoshmëri.

 

Italia, fond ndihme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

 

Italia është një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke dhënë ndihmë në shumë fusha të ndryshme. Pas punësimit Italia do të japë një tjetër ndihmë për vendin tonë. Në këtë kuadër u nënshkrua marrëveshja midis ministrit të Financave Ridvan Bode, ministrit të Ekonomisë dhe ambasadorit italian Massimo Gaiani. Sipas kreut të financave, fondi prej 15 milionë eurosh do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke ndikuar në zhvillimin ekonomik në vend. Ambasadori italian Massimo Gaiani deklaroi se do të vazhdohet që të mbështet Shqipëria. “Italia është aktive në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në fazën e parë të projektit është vënë re rritje e prodhimit të ndërmarrjeve përfituese. Aktualisht ekziston problem i financimit për SME-të. Megjithatë, pavarësisht se është kohë krize ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë”, – përmendi ambasadori në fjalën e tij. Qeveria italiane ka qenë e pranishme në vendin tonë me një sërë projektesh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency