Monumentet me qera…subjektet s’kanë të drejtë të ndërhyjnë, vetëm nëpërmjet IMK

0
199

reeeestaurim frederik stamati

 

Në Shqipëri mungon plotësisht teknologjia e konservimit pasiv dhe edhe ajo e koservimit aktiv

 

 

Restauratori dhe studiuesi Frederik Stamati ngre shqetësimin për përgatijen e specialistëve të restarurimeve  dhe konservimit muzeal. Studiuesi po ashtu shpjegon se subjektet që do të marrin monumentet në shfrytëzim duhet ti mbrojnë nga dëmtimet.

 

“Kur do të fillosh trajtimin e një objeketi duhet të mendohesh mirë jo vetëm për mundësinë e ndërhyrjeve konservuese, por edhe për aspektet që diskutuam më lart. Ndryshe fallsifikon historinë.”, kjo është një ndër pikat kryesore për të cilën restauratori i njohur Frederik Stamati kërkon të veçojë lidhur me procesin e restaurimeve të monumenteve të kulturës apo objektet e trashëgimisë. Në një intervistë të zhvilluar për të përdithshmen “Standard”, specialist Stamati shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë i cili nuk ka përgatit specialistë për konservimin muzeal dhe restaurim të monumenteve dhe po ashtu i vetmi që nuk ka një laborator të konservimit dhe arkeometrisë. Lidhur me udhëzimin më të fundit të firmosur nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për dhënine e monumenteve me qera, Frederik Stamati thotë se: “Ai që e merr në shfrytëzim nuk ka të drejtë të ndërhyjë vetë, por nëpërmjet Institutit të Monumenteve. Unë do të shtoja se ai që merr monumentin në shfrytëzim, jo vetëm që duhet ta mirëmbajë, por edhe ta ruajë nga dëmtimet që mund të ndodhin nga njerëz të papërgjegjshëm. P.sh e quaj papërgjegjshmëri zhgarravitjet e herë pas hereshme në Torren në Durrës, ngjitjen e afisheve nëpër kollona monumenmtale,tej. Po kështu lyerja me bojë e mureve jashtë asaj të traditës etj. Lidhur me këtë duhet që Drejtoritë Rajonale të jenë shumë aktive dhe të mos lejojnë deformime të paraqitjes së monumenteve. “. Specialist Stamati ka kryer procese të ndryshme restaurimi që prej 1972.

 

  1. Stamati procesi i restaurimit të një objekti të trashëgimisë apo monument kulture është shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë e tij. Cilat janë disa nga shtyllat e punës kur merret përsipër resaturimi i një objekti të tillë?

 

Ka dy nocione, restaurim dhe konservim. I pari ka të bëjë me rikthimin e gjendjes, i dyti me ruajtjen e gjendjes. Në terminoilogjinë e sotme të trashëgimisë së objekteve të kulturës materiale përdoret termi konservim, i cili përfshin në vetvete edhe restaurimin, pra restaurimi kryhet në funksion të konservimit. Kjo nuk ia ul vlerën nocionit, se p.sh një ndërtesë e rrëzuar duhet të restaurohet dhe pastaj të konservohet. Do të përqendrohem në trajtimin e objketeve muzeale, sepse laboratori ku kam punuar unë është marrë me trajtimin e objekteve të lëvizshëm, ndërsa me monumentet është marrë Instituti i Monumenteve. Gjithsesi mund të jap ndonjë mendim. Pra, duke iu kthyer objekteve muzeale. Është një çështje kryesisht e kimisë, por kjo nuk do të thotë që nuk përfshihen edhe fusha të tjera të dijes. Puna kryhet në laboratore të specializuar nga specialistë të mirëpërgatitur. Sot në botë përgatitja e specialistëve të kësaj fushe kryhet vetëm në universitete dhe amatorizmit i është dhënë fund me kohë. Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që nuk realizon përgatitjen e specialistëve të konservimit muzeal dhe të restaurimit të monumenteve në universitete. Duke vazhduar po në këtë temë duhet thënë se duhet që specialisti të ketë njohuri të plota për zhvillimin e teknologjiosë së prodhimit të objekteve gjatë periudhave të ndryshme kohore, sepse të ruash një objekt nuk do të thotë të ruash vetëm pamjen e jashtme, por edhe teknologjinë e prodhimit, sepse edhe ajo teknologji përbën një dokument të zhvillimit të teknologjisë dhe nëse jo sot, por nesër do të bëhen edhe studime në këtë drejtim. Ndërkohë ndërhyrjet e gabuara e transformojnë teknologjinë e prodhimit, ose ndërpresin mundësitë e studimit të prejardhjes së objekteve. Pra, një specialist duhet të ketë njohuri shumë të gjëra jo vetëm për atë që bën në laborator, por edhe në vizionin e së ardhmes. Kur do të fillosh trajtimin e një objketi duhet të mendohesh mirë jo vetëm për mundësinë e ndërhyrjeve konservuese, por edhe për aspektet që diskutuam më lart. Ndryshe fallsifikon historinë. Një tjetër çështje është se duhet të dish se çfarë mundësish ofron puna në laborator. Ka ndërhyrje që nuk mund të bëhen, sepse e tillë paraqitet situata konkrete e dëmtimit. Pra duhet të dish se sa mund të arrish të bësh në laborator dhe sa duhet të përballohet nga ekspozimi i përshtatshëm dhe ruajtja e objektit në ato kondita ku ndërpriten reaksionet e prishjes. Për ta ndarë më qartë teknikisht është termi i konservimit pasiv, që nënkupton ndalimin e reaksioneve të prishjes që nga momenti i marrjes së një objekti dhe konservimi aktiv, ai që kryhet në laborator dhe e stabilizon objektin nga reaksionet e prishjes gjatë ekspozimit, studimit, etj. Njëkohësisht është konservimi aktiv që e bën një objekt të ekspozueshëm. Mirëpo që të dyja këto janë çështje teknologjie. Në Shqipëri mungon plotësisht teknologjia e konservimit pasiv dhe edhe ajo e koservimit aktiv, që ishte pjesë përbërëse e Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë tashmë nuk e kziston sepse ka vite të tëra që laboratori është mbyllur.

 

Shpesh herë është aluduar se restaurimet po i dëmtojnë monumentet. Cfarë mendoni?

 

Aludohet se restaurimet po dëmtojnë monumentet. Restaurimet bëhen për të mbrojtur monumentet. Prishja mund të vijojë vetëm nëse ndërhyhet në rrugë të gabuar. Kjo ka të bëjë me shkallën e përgatitjes së specialistëve që punojnë në këtë fushë. Po këtu duhet të përmendim edhe punën e firmave të licensuara për restaurim. Personalisht kam qenë kundër mbylljes së ateleieve të restaurimit në vartësi të Institutit të Monumenteve dhe e kalimit të kësaj pune në duar të privatëve. Kjo për shumë arsye.

 

Sipas një studimi të IKM 650 monumente kërkojnë ndërhyrje emergjente. A mundeni të na rendisni disa prej tyre?

 

Për këtë mund të japë informacion të saktë vetëm Instituti i Monumenteve.

 

Një udhëzim më i fundit i Ministrisë së Kulturës bën fjalë për dhënien me qera të monumenteve të kulturës subjekteve të ndryshëm me qëllim rijetëzimin e tyre. Dhe rrjedhimisht subjektet do të ndërhyjnë në këto objekte të trashëgimisë për ti adaptuar ato për funksionet që do të kryejnë. Si mendoni se do të ndikojë ky proces në muret e kalave, fasadat apo vlerat e monumenteve? A duhet që subjektet gjatë ndërhyrjeve duhet të kenë pjesë të punës edhe ekspertët e fushës?

 

Mendoj se nuk ka asgjë të keqe që monumentet të rijetëzohen nëpërmjet shfrytëzimit. Po ju jap një shembull shumë të spikatur. Dikur, mjedisi përqark Torres në Durrës ishte kthyer në një wc gjigande, që kuntërbonte vendin përreth. U dha për shfrytëzim si lokal. Situata ndryshoi menjëherë. U kthye në një vend kënaqësie dhe mundësie për të njohur monumentin dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ligjet janë të qarta dhe nëse zbatohen kriteret e përmbajtura në ligj, të cilat nuk lejojnë atë që merr monumentin me qira që të bëjë ndërhyrje, apo të mos e mirëmbajë, nuk ka asgjë të keqe, veçse mirë në dy drejtime: A- në njohjen e monumentit dhe B- në mirëmbajtjen e tij nëpërmjet ruajtjes. Ai që e merr në shfrytëzim nuk ka të drejtë të ndërhyjë vetë, por nëpërmjet Institutit të Monumenteve. Unë do të shtoja se ai që merr monumentin në shfrytëzim, jo vetëm që duhet ta mirëmbajë, por edhe ta ruajë nga dëmtimet që mund të ndodhin nga njerëz të papërgjegjshëm. P.sh e quaj papërgjegjshmëri zhgarravitjet e herë pas hereshme në Torren në Durrës, ngjitjen e afisheve nëpër kollona monumenmtale, etj. Po kështu lyerja me bojë e mureve jashtë asaj të traditës etj. Lidhur me këtë duhet që Drejtoritë Rajonale të jenë shumë aktive dhe të mos lejojnë deformime të paraqitjes së monumenteve.  Intervistoi: P. Stafa

 

Ligjet janë të qarta dhe nëse zbatohen kriteret e përmbajtura në ligj, të cilat nuk lejojnë atë që merr monumentin me qira që të bëjë ndërhyrje, apo të mos e mirëmbajë, nuk ka asgjë të keqe, veçse mirë në dy drejtime: A- në njohjen e monumentit dhe B- në mirëmbajtjen e tij nëpërmjet ruajtjes. Ai që e merr në shfrytëzim nuk ka të drejtë të ndërhyjë vetë, por nëpërmjet Institutit të Monumenteve.

 

Në Shqipëri mungon plotësisht teknologjia e konservimit pasiv dhe edhe ajo e koservimit aktiv, që ishte pjesë përbërëse e Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë tashmë nuk e kziston sepse ka vite të tëra që laboratori është mbyllur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here