Vlorë/ Terrorizuan banorët , arrestohen dy persona u sekuestrohen armët

0
235

download (3)Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës për prishje të rendit e të qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje. Mësohet se në pranga janë vënë Enea Shehu, 27 vjeç, dhe Rodrigo Orhanaj, 26 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm  rreth orës 05:27, në lagjen “Pavarësia” në vendin e quajtur “Ish-Aulona” përballë karburant “Rira”, ku 2 personat kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas janë larguar menjëherë me një automjet tip “Reno”. Shërbimet e policisë në mënyrë të organizuar janë vënë në ndjekje duke ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse-hyrëse të qytetit të Vlorës dhe kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit në lagjen “Kushtrimi”, gjithashtu kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike në momentin kur kanë qëlluar me armë. Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë të llojit “Zastava”, 4 fishekë të kalibrit të kalibrit 9 mm, një krehër dhe një automjet tip “Reno”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here