E rrallë/ Autoriteti i Dosjeve zbulon artistët patronazhistë në diktaturë, cilët spiunonin

0
1025

 

 

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar sot një dosje të rrallë që lidhet me “Objekt të rëndësisë së veccantë” për Teatrin e Operas dhe Baletit. Dosja do të thotë mbikqyrje totale në diktaturë për Bibliotekën dhe Pallatin e kulturës, ku spiunoheshin artistët kryesisht, dhe hartoheshin raporte nga Sigurimi i Shtetit. Në njoftimin e Autoritetit thuhet: Dosja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë për Teatrin e Operas dhe Baletit, me dy fashikuj, është deklasifikuar më 2.04.2021.

Dosja është hapur në vitin 1973 dhe mbulon survejimin e strukturës së Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Kulturës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Dosja ORV është mbyllur më 16.03.1991.

Rreth 78 vetë (kompozitorë, balerinë, këngëtarë, orkestrantë) punonin në Teatrin e Operas dhe Baletit, mes të cilëve, edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 53 persona survejoheshin, sepse, sipas raporteve të Sigurimit, rezultonin me “qëndrim të keq politik”.

Mes tyre, 45 survejoheshin në TOB, 6 në Bibliotekën Kombëtare dhe 2 në Pallatin e Kulturës Masive.”. Autoritet shkruan se dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here