Basha nga Puka: Për tetë vite Rama ju vuri në qafë lakun e mjerimit

0
210

Lideri i PD, Lulzim Basha është takuar pasditen e së dielës me qytetarët e Pukës. Gjatë fjalës së tij,  Basha u tha mbështetësve të tij se tashmë shqiptarët e kanë një mundësi dhe e kanë një zgjedhje më 25 prill.

Kryedomkrati tha për rivalin e tij Edi Rama tha se e ka pasur pushtetin në dorë prej vitesh, dhe sipas tij, nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët.

“E ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. Ju ka vënë në qafë lakun e mjerimit, edhe lakun e kriminalitetit…”

Basha tha se alternativa e ndryshimit me PD, do të bëjë që rinia e Pukës të edukohet e të punojë në Shqipëri, pa pasur nevojën që të largohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here