Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar kërkesën e bërë nga ana e Partisë Socialiste, që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të mos përmbajë emrat e kandidatëve, por vetëm numat e tyre.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme në KAS. KAS ka rrëzuar kështu kërkesën e PD-së, e cila kërkonte një fletë votimi me emra, gjë që u pranua nga KQZ-ja.