Nishani në Samitin e Klimës : Shqipëria e angazhuar për të arritur objektivat

0
188

 

nishaniPresidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe të Ministrit të Jashtëm francez e njëkohësisht President i Konferencës së Palëve për Ndryshimet Klimatike COP21, Laurent Fabius, mori pjesë sot në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike, organizuar në Paris, ku morën pjesë rreth 160 Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish.Nishani në mesazhin e tij drejtuar këtij takimi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të planetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive kombëtare përmes vënies në eficencë të burimeve kombëtare.“Shqipëria do të mbajë një pozicion unik për emetimet e gazit, – tha kreu i shtetit. – Emetimi i gazrave në Shqipëri është 1.4 ton për frymë. Do të bëjmë të pamundurën për të arritur objektivat”.Po ashtu kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet arritjen e një Marrëveshje universale, duke bërë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuara në Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency