Meta paralajmëron Ramën: Do përfundosh keq, nëse prek votat! Do t’i pres duart në sheshin “Skënderbej”

0
106

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar mbrëmë kryeministrin Edi Rama për pasojat që do të ketë personalisht për vendimet që ka marrë në dëm të interesave të vendit apo nëse guxon të prekë qoftë edhe një votë.

Në intervistën e dhënë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Presidenti Meta deklaroi se kryeministri i vendit është kthyer në një bandit të parave të buxhetit dhe të ardhmes së vendit, në një politikan që po shkatërron të ardhmen e vendit, në një kryeministër që po prish negociatat me BE. Kreu i shtetit deklaroi se kjo bandë antikombëtare do të ndalet me 25 prill, e cila nuk do të jetë thjesht një datë zgjedhjesh, por një referendum për të hapur rrugën e integrimit të vendit dhe për të hedhur në gropë Rilindjen. “Nuk më interesojnë partitë. Unë sot jam lider i Shqipërisë. Populli i 2 marsit është 10-fishuar. Në 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur. Në 25 prill ka referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen në gropë”,– foli prerë dhe i vendosur Ilir Meta.
Votimin kundër dekretit të tij për Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, që u kërkua me insistim nga zyrtarët e BE të mos kalonte në parlament pa ardhur mendimi i Komisionit të Venecias, Presidenti e cilësoi si një akt që shkon kundër interesave të vendit. Kreu i shtetit deklaroi se pas qëllimeve të Edi Ramës fshihen interesa të organizatave dhe shteteve që nuk duan ecjen para të Shqipërisë, bile Kryetari Shtetit e akuzoi Edi Ramën si kreu i një bande që po synon ta kthejë Shqipërinë në një vend pastrimi të parave të krimit nga disa miliarderë të huaj. Kreu i shtetit denoncoi dhe sulmet personale që kryeministri ka orkestruar me anë të institucioneve që ka në vartësi Rama, kundër kreut të shtetit. “Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se ku të shkojë. Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Rama është ai që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë “mos shkoni tek presidenti”, pra i bie që shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorët e kombit. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”,– tha kreu i shtetit.
Kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara. Ai paralajmëroi kreun e qeverisë që të mos nxisë trazira me vjedhjen e votave. “Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri me Soros dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë! Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit dhe paralajmëroi se është përgatitur për të zhbërë skenaret e kryeministrit.
I pyetur për kërcënimet që Edi Rama i ka bërë kreut të shtetit, Meta deklaroi se ishte gati për përballje televizve me kryeministrin dhe i kujtoi se një lepur nuk mund të kërcënojë një luan.
Që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh. Lepurin (Ramën) e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpara që aq trim sa Izetbegoviçi nuk është, që të pranojë se e kanë marrë peng”,– deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur në mënyrë shteruese dhe me dokumente akuzave lidhur me çështjen e dhënies së shtetësisë. Presidenti publikoi dokumente nga institucionet e shtetit në Shqipëri, të cilat konfirmojnë se personat që kanë marrë pasaportë shqiptarë nuk kanë pasur probleme me drejtësinë. Kreu i shtetit deklaroi se “vetëm gazetari Baton Haxhiu e ka marrë shtetësinë pa u verifikuar nga SHISH”.
Mbrëmë Presidenti Meta e paralajmëroi hapur dhe publikisht kryeministrin Rama që të mos guxojë ti shkojë në mendje të prekë votën se do t’ia presë atij mu në sheshin Skenderbej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here