Mogherini, mikesha e Ramës, nën hetim nga BE për përvetësim fondesh…

0
133

Fredericca Mogherini, mikesha e Ramës dhe Vuçiçit, ish-komisionerja e BE-së për Zgjerimin është vënë nën hetim nga BE për përvetësim fondesh.

Anëtarët e Parlamentit Evropian do të kërkojnë hapjen e një hetimi për përvetësimin e fondeve që i atribuohen Libanit, një rast në të cilin janë përfshirë ish-Komisioneri i Jashtëm, Federica Mogherini dhe 2 ish-kryeministrat libanezë, Saad Hariri dhe Najib Mikati, apo edhe Hezbollah, thotë faqja e internetit e TRTWorld.

Kështu, ata presin të rikuperojnë më shumë se 38 milion dollarë në një rast të përvetësimit që normalisht i atribuohet menaxhimit të mbeturinave dhe gjithashtu dëshirojnë që procedurat ligjore të fillojnë kundër atyre që janë përgjegjës për këto krime.

Sipas një studimi të publikuar majin e kaluar (dmth Dhjetor 2019), këto fonde, të destinuara fillimisht për instalimin e inceneratorëve për një shumë prej një miliardë dollarë në ndihmë ndërkombëtare, ishin devijuar në favor të disa palëve të interesuara lokale, zëra të ngritur për rritjen e nivelit të kancerit në Liban, pas zbatimit të këtyre projekteve.

Nga ana e saj, Feredica Mogherini thuhet se është në shenjestrën e eurodeputetëve, pasi refuzoi të hapte një hetim për këtë çështje gjatë verës. Ajo besonte se hetimet fillestare nuk treguan “asnjë shenjë korrupsioni”.

Ish-komisionerja europiane ka pranuar vetë që atëherë, gjatë një seance dëgjimore para mbledhjes së Parlamentit në Strasburg, se ishin vërejtur disa parregullsi.

mog

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here