Përditësimi i fundit/ Shkon në më shumë se 19 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

0
85

Ka arritur në 19 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se, deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 19,049,908.

Prej këtij totali, 12,210,548 persona janë shëruar ndërsa 712,227 të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Vendi më i prekur nga pandemia vijon që të jetë SHBA ku numërohen 4,976,177 të infektuar dhe 161,679 vīktima. Ndërsa, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia është Brazili ku numërohen 2,862,761 të infektuar ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 97,418 persona.

Vendi i tretë më i prekur është India me rreth dy milionë të infektuar dhe 41,073 vīktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here