Berisha: Rama udhëton prej Metës se i kërkon karrigen ose fundin

0
128

berisha

 

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi dje se marrëdhëniet mes dy krerëve të koalicionit janë në pikën më të ftohtë mes tyre duke vënë theksin ndërkohë tek udhëtimet e shpeshta të kreut të qeverisë jashtë vendit. Në Shqiperi, prej nje muaji qeveria ka rene… di Rama, ne vend te doreheqjes se tij, qe po kerkon cdo dite bashkekryetari i aleances, si impuls te ri pas udhetimit si ish kryeminister dhe ish basketbollist bankine ne Londer, niset si turist apo si ish kryeminister pa qeveri ne Hong-Kong. Ai udheton si Kostandini por jo ne shpind te Dhoqines, por ne shpind te Metes qe i kerkoi karriken ose fundin!”, u shpreh Berisha në FB. Ndërkohë në një status të dytë duke folur për vendimin e qeverisë për makinat e reja, ish-kreu i qeverisë shqiptare tha se Rama dhe ekzekutivit që ai drejton po vjedh nga xhepat e shqiptarëve 30 mije euro. “Kesaj rradhe eshte vet Edi Rama qe njofton shqiptaret se per 22 veturat e qeverise, ai dhe ministrat e tij shpenzojne vetem per mirembajtje ( pjese nderrimi) te tyre 636.400 leke ne vit, pra rreth 30 mije euro ne vit. Nderkohe nje qytetar i thjeshte shpenzon gjtheset 300 – 500 euro ne vit per mirembajtjen e vetures se tij, e cila ne teresi ka nje moshe se paku dy here me te vjeter se sa vetura e Edi Rames apo secilit minister te tij. Mirepo qytetari veturen e miremban me parate e tij kurse Rama dhe ministrat e tij, veturat i mirembajne me taksat e qytetareve ndaj dhe mirembajtja per veturat e tyre kushton njeqind here me shume se sa mirembajtja e vetures se qytetarit. Megjithe kete, duhet thene se Rama dhe ministrat e tij, keto vjedhje te “vogla” i kane si para xhepi. Keta jane hajdute te pangopur!”, – theksoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here