Pas ”Amphan” India tashmë do të përballet me një tjetër ciklon. ”Nisarga” është emri i ciklonit të ri që do të jetë më i forti prej 1981 dhe kryesisht pritet të godasë Mumbain.
Ndryshe nga ”Amphan” që erdhi nga ngushtica e Bengalit, ”Nisarga” do të jetë nga deri arab dhe do godasë Mumbain dhe pjesën perëndimore të Indisë.
Mumbai ka 1 mijë e 400 viktima dhe 40 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe është qyteti më i infektuar në Indi. Autoritetet kanë marrë masa dhe kanë evakuar mijëra banorë për në lartësitë e vendit që mos preken nga cikloni.