Lëvizja ‘Për Universitetin’ thotë se ka nisur takimet, por ka denoncuar se po përballen me fyerje dhe ngacmime seksuale.
“Sot në orën 14:30, studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin në Fakultetin Ekonomik u mblodhën në sallën A103 për të diskutuar mbi problematikat studentore dhe organizimin e protestës së 4 dhjetorit. Që në minutat e para, një grup i vogël provokatorësh nga të gjitha forumet partiake dhe servilë të dekanit dhe administratorit të fakultetit tentuan në mënyrë të organizuar të prishin takimin. Rrugaçëria e tyre arriti deri në ngacmime seksuale dhe fyerje ndaj studenteve të fakultetit,” thuhet në denoncimin e tyre.
Ai ka postuar një video me shpjegimin: “Banditë me uniformë në shkelje flagrante të ligjeve mbjellin terror në mjediset universitare! Larg duart nga studentët që i mashtruan dhe universitetet e tyre!” Video:
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/472668736937347/?t=14