Autobusi me studentë përplaset me kamionin, 13 të vdekur dhe 20 të plagosur

0
138

Një autobus që po transportonte studentë është përplasur me një kamion ditën e sotme në Slovaki, afër qytetit të Bratislavës.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 13 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur dhe transportuar në spital. Policia raporton se aksidenti ndodhi në qytezën e Nitranske Hrnciarovce, pranë kryeqytetit të Slovakisë. Oficerët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes por nuk mohojnë dhe mundësinë e rritjes së numrit të viktimave. Kryeministri i vendit, Peter Pellegrini e konsideroi aksidentin si tragjedi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here