Dakord me “luftën” ndaj KÇK, po kush do i shpallë si të tillë?! Zyra e Ramës apo Parlamenti moçal!!!

0
120

Në presionin e fortë të një “Jo”-je të mundshme për negociatat më 15 tetor, kryeministri Rama ka shpërthyer sot në Parlament duke folur për grupin “KÇK” , shkurtim i ‘kap çfarë të kapësh’. Përtej arsyeve që e detyrojnë kryeministrin të bëjë alarmante gjendjen, duke synuar shfokusimin e syve të përgjegjësië mbi të nga qytetarët, vlen tëtë nënvizohet se në parim “lufta” ndaj ccdo prokurori e gjyqtari që shkel me të dyja këmbët ligjin është legjitime. Por pyetja që ngrihet është se kush do ta bëjë këtë?! A nuk duhet të jetë reforma në drejtësi dhe vetting që do merret me këtë proces? Pse tani Rama nuk flet si më parë për të pasur durim ndaj rezulktateve të reformës por kërkon ndërhyrje emergjente?

Në foltoren e Parlamentit, kryeministri deklaroi sot se:  “Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim.  Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. KÇK’ është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë”.

Ky mesazh i kryeministrit i mbërthyer me nota emocionuese dhe me vendomëri për betejë të ashpër ndaj korrupsionit në drejtësi, do të ishte fare i besueshëm nëse vetë ecuria e reformës e deritnasihme do ishte me rezulat. Por krejt ndryshe ka ndodhur. Që nga miratimi i ligjeve shoqëruese të paketës për ndryshimet kushtetuese pa opozitën e më pas te votimi antikushtetues i kryeprokurores, mazhoranca ka vërtetuar se nuk kërkon një drejtësi të pavarur. Por të kthehemi te problematike kryesore e diskutimit të Kryeministrit. Dakord jemi të gjithë me luftën ndaj KÇK-së por kush do i shpalli si të tillë prokurorët e gjykatësit? Kjo është pyetja deçizvie e diskutimit.

Sepse Kryeministri thotë do ketë një ligj special. Kush do ta bëjë këtë ligj, zyra e Ramës? Dhe më pas do kalojë në parlamentin moçal, që e dimë shumë mirë se cfarë përbërje ka dhe se sa të njëanshëm dhe jo profesional janë deputetët në vendimmarrjet e tyre!!

Pra kush do i shpallë emrat e gjyqtarëve  e prokurorëve që do bëhen pjesë e KÇK-së?! Këtu është i gjithë debati. Nëse këtë e bën qeveria dhe Parlamenti, atëherë padyshim këtu ka rënë i gjithë shteti. Reforma në drejtësi po e po, por edhe çdo parim mbi ndarjen e pushteteve.

 

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here