Një automjet ‘Wolkswagen’, tip ‘Pasat’ ka marrë flakë ndërkohë që rrinte i parkuar në rrugë, pranë banesës së pronarit E.Ç.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.
Sipas hetimeve, policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe deklaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.