REAGIMI/ Irena Babameto: Pretendimi aspak i vërtetë i gazetarit Vezaj

0
106

Një ditë me parë gazetari Flamur Vezaj reagoi në rrjetet e e tij sociale lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku edhe u vodhën 10 milionë euro.

Në statusin e tij, Vezaj shkruante se siguria e Avicionit Cilit kontrollohej nga njerëz që sipas tij kishin të shkuar kriminale. Ndër ta gazetari përmendte emrat e Irena Babametos dhe Besnik Karolit. Por nga verifikimet rezulton se postimi i gazetarit nuk rezulton i vertete.

Ne kunderpegjigje, znj. Babameto e cila i eshte drejtuar  mediave qe kane publikuar postimin e gazetarit, mes tyre edhe “standard” , ku ka theksuar se i gjithe deklarimi i gazetarit eshte nje sajese dhe se një gjë e tillë mund të vërtetohej shumë thjeshtë me një kontroll në institucionet përkatëse.

 

REAGIMI I PLOTE

Te nderuar drejtues te Portalit Standard.
Ne dt. 10 prill 2019 , ju keni bere publike permes mediave tuaja mediatike te komunikimit online edhe te shkruar me shkrim te gazetarit Flamur Vezaj , i cili inkriminon padrejtesisht emrin tim duke e lidhur me ngjarjen e grabitjes se milionave eurove te ndodhur dite me pare. Me papergjegjshmeri profesionale ai shkruan per nje te shkuar kriminale, nje pretendim aspak i vertete, pasi mjafton te kontrollohet ne institucionet perkatese per te kuptuar qe une skam qene asnjeher e denuar. Deklaroj se jam nje person i kualifikuar per pozicionin qe une kam , qe nga akademia e rendit e deri ne kualifikime kombetare qe lidhen me sigurine. Deklaroj se pozicioni qe une kam nuk ka aspak lidhje me sigurine e aeroportit te rinasit. Gjithashtu emerimi im ne pozicionin aktual qe mbaj prej 10 vitesh ka ardhur si pasoje e arritjeve te mia profesionale dhe aspak si rrjedhoje e emerimeve partiake.
Per shqetesimin qe me eshte krijuar padrejtesisht mua dhe familjes time, kerkoj nga drejtuesit e kesaj media falje publike dhe heqje e menjehereshme te artikullit te publikuar.  Ky shkrim jo vetem qe hedh balte mbi imazhin tim duke hapur rruge demtimit te mundshem te karrieres time profesionale por ka rrezikuar dhe mireqenien shendetesore te prinderve te mi si dhe mireqenien time psikologjike.
Irena Babameto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here