Tenderi/ Gazetarja investiguese Brahaj: Ceku i bebes ka edhe një kosto tjetër ekstra për taksapaguesit!!!

0
93

Gazetarja Aranita Brahaj ka reaguar me kritika në rrjetin social facebook për keqpërdorimin e tenderit të shërbimit të Gjendjes Civile pranë Maternitetit.

Statusi:

Ceku i bebes ka edhe një kosto tjetër ekstra për taksapaguesit. Nuk dihet sa po funksionon por Axhencia e Blerjeve të përqëndruara ka tendetuar për 42 pika shtesë të shërbimit të Gjendjes Civile pranë Maternitetit dhe shtimin e kapaciteteve të rrjetit të komunikimit online të shërbimit të Gjendjes Civile. Tenderi ka vlerën e kontratës 29.89 milion lekë të reja. Fituesi është shpallur në 31 dhjetor 2018 dhe është markuar me një Flamur të Kuq (risk për situatë të parregullt) pasi është bërë me negocim të drejtpërdrejtë. AIS po monitoron tendera te Axhensisë së Blerjeve të Përqëndruara në vitin 2018 dhe 2019./marre nga Aranita Brahaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here