Forcat e policisë kanë bërë rezistencë, duke hedhur edhe gaz lotsjellës. Kjo bëri që turma të zbrapsej, së paku për momentin.
Gazi helmuesi i hedhur nga Garda në drejtim të protestuesve dhe drejtuesve të opopzitës po jep efekte alarmante deri tek zona e Zogut të Zi. Qytetarët e alarmuar kanë dalë nga banesat dhe po I drejtohen sheshit para parlamentit për t’iu basghkuar protestuesve.
Protestuesit janë përplasur sërish me policinë para Parlamentit. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.
Policia nuk ndalet me thirrjet me megafon për tu tërhequr, për të mos e kthyer në protestë të dhunshme.