Basha: I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot…

0
103

Situatë e tensionuar tek parlamenti, ku pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës. Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është gati për ndërhyrje FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit. Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e PD para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit.

“I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ja zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri”- tha Basha nga selia e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here