“E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç.”
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë në qytetin e Lushnjes, duke dëgjuar nga afër të gjitha shqetësimet e qyttetarëve.
Ai ndër të tjera, në një takim me një nga qytetarët u ndal te skandali i denoncuar nga newsbomb.al, me shefin e policisë në Malësinë e Madhe që ngacmoi seksualisht minorenen 15 vjeçare.
Dialogu i plotë:
Qytetare: Jemi shumë keq. Jam kryefamiljare me dy fëmijë. Kam qenë në Hipotekë. Më hoqën me pa të drejtë. Edhe gjyqet i kam fituar. Ishte politike. Rama ta dijë se në 16 shkurt na ka në Tiranë.
Basha: Kanë hequr nga puna bjerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç.
Qytetare: Mua më hoqën bukën e gojës. Dhe Rama një gjë të dijë. O rama, o populli në këtë ditë sot.
Basha: Dihet përfundimi i asaj.
Kujtojmë se shefi i policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare duke bërë edhe akte të turpshme në video. Tashmë ai ndodhet në arrestin e policisë.