Klevi Pojana degjeneron Ulsi Manja: I ashtuquajturi ‘përULsi’ një ndihmës/kuzhinjer i çorbës ‘Reforma’ e Drejtësisë që do Edi…

0
123

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka reaguar ashpër në rrjetin social facebook pas deklaratës së deputetit socialist Ulsi Manja, i cili u shpresh se kandidatura për zgjedhjen e z. Bahri Shaqiri në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka probleme.

Statusi i plotë/Klevi Pojana

Disa rreshta përULsi-në

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndaj këtij propozimi ka ardhur në mënyrë të rrufeshme reagimi i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, njeriut që mban përgjegjësi kryesore në kolapsin që ka pësuar sistemi jonë i drejtësisë dhe që akuzohet publikisht për një sërë veprash penale.
Së fundmi ai është i përfshirë drejtpërdrejt në skandalin e punësimeve politike i bërë publik nga ‘kazani’ global ‘Zëri i Amerikës’.

Presidentin e Republikës e emëronte për turpin e tij thjeshtë me inicialet IM dhe nga bataku i llumit ku është zhytur, godiste me baltë cilindo që nuk i shërben të njëjtit skllavopronar si ai.

Thashë me vete që s’ja vlen të shkruaj për të tillë personazhe e për të tilla ngjarje, por unë nuk mendoj e as besoj se çdo budallai i duhet hapur rruga, përndryshe arrijnë aty ku ka arritur Edi bashkë me përULsi-në.
Ndaj më lejoni të ndaj shkurtimisht disa radhë me ju.

1- Zotëria në fjalë duhet të tregojë respekt për institucionin e Presidentit së Republikës, si qytetar, si i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe së fundmi si njëri nga ata që ka votuar për Ilir Metën President.
2- I ashtuquajturi ‘përULsi’ si jurist me përvojë dhe një ndër ndihmës/kuzhinjerët e çorbës ‘Reforma e Drejtësisë që do Edi’ duhet ta dijë se ato aludime që ngre mbi Presidentin e Republikës, nuk mund ti lëshojë kodra pas bregut. Atij i takon barra e provës. Akuzave se Presidenti i Republikës së Shqipërisë drejton një parti politike, shkel Kushtetutën dhe propozon në mënyrë jo të ligjshme një kanditaturë për KLSH-në, mendoj se meritojnë një padi për shpifje ndaj ‘korifeut’ të Komisionit të Ligjeve.

3- PërULsi-u mashtron dhe gënjen publikisht mbi kriterin e shpikur se Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet të jetë ekspert në fushën financiare. Kjo nuk është e shkruar asgjëkundi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nëse zotëria kërkon analogji mbi drejtimin e institucioneve publike e ftoj të analizojmë publikisht ekspertizën e kryeministrit në zhgarravina dhe lidhjen që ka Edi Rama me ekonominë, drejtësinë apo çdo fushë tjetër nga ato që përbëjnë realisht sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të një shteti.

4- Doktori i Shkencave e di fare mirë se ‘frika e ruan vreshtin’ dhe se ‘shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk’, ndaj e ftoj të tregohet më i përgjegjshëm ndaj detyrave të tij dhe të përgjigjet para drejtësisë për akuzat që i atribuohen.

5- Kuti matës për drejtimin e institucioneve Kushtetuese dhe publike, besoj se duhet të jetë profesionalizmi, integriteti, eksperienca, etika dhe morali i lartë. Dhe meqë jemi në këtë diskutim ndaj vlerësimin tim thellësisht personal, se zoti Shaqiri përfaqëson denjësisht një propozim serioz dhe që i përgjigjet lartësisë së detyrës së Kryetarit të KLSH-së.

Tani duke e mbyllur i them zotit përULsi se sulmet e tij dhe padronit të tij ndaj LSI-së janë thjeshtë shenja se makthi i tyre më i madh do të ndodhë.
Fundi është afër dhe banga e të akuzuarit po pret për ata të cilët e zhytën Shqipërinë në varfëri, krim dhe korrupsion.

Fotografia e Klevi Pojana
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here